E enjte, 08 dhjetor 2016
NCRI – Një i burgosur politik ka shpallur grevë urie në një burg në Iran pasi ka qepur buzët për të protestuar kundër kushteve çnjerëzore të burgjeve, zyrtarëve që pengojnë trajtim mjekësor për të burgosurit e sëmurë dhe mungesës së sigurisë për të burgosurit politikë.
I burgosuri politik, Saeed Shirzad, ka bërë të ditur se rrahja e të burgosurit politik Mehdi Farahi Shandiz nga rojet dhe zyrtarët e burgut është një shembull i mungesës së sigurisë në burg dhe një nga çështjet kundër të cilave është duke protestuar.
Ai vë në dukje disa raste të ngacmimit dhe rrahjes së të burgosurve nga ana e zyrtarëve të burgut dhe shkeljes së të drejtave të të burgosurve, duke përfshirë, “fyerjen e vazhdueshme të familjeve të të burgosurve nga ana e zyrtarëve të burgut, refuzimin e letrave zyrtare të grevave së urisë nga autoritetet dhe mohimin e përgjegjësinë mjekësore të grevës, arrestimin e anëtarëve të familjes të të burgosurve politikë në sallën e takimit, pengimin e dërgimit të të burgosurve të sëmurë në spitale ose qendra mjekësore jashtë burgut për trajtim mjekësor, rrahjen e të burgosurve politikë dhe transferimin e tyre me forcë në gjykata nga agjentët e burgut dhe së fundi ndalimin e qarkullimit të ajrit në sallat dhe birucat e burgut duke salduar rrjeta dhe pllaka metalike në dritaret dhe dyert gjë që vë në rrezik shëndetin e të burgosurve dhe rrezikon jetën e tyre. “
Duhet përmendur se i burgosuri politik Saeed Shirzad, 27 vjeç, u arrestua të dielën 8 qershor 2014 dhe mbahet në burgun Evin në qelinë 209 prej dy muajsh pa asnjë komunikim me familjen dhe avokatin.
Ai u gjykua në të ashtuquajturat gjykata të regjimit 15 muaj pas arrestimit të tij të shtunën më 12 shtator 2015 dhe u dënua me 5 vjet burg me akuzën për “mbledhje dhe marrëveshje të fshehtë kundër sigurisë së sistemit (regjimit).”