E mërkurë, 02 Gusht 2017
Thirrje për të vepruar urgjentisht për të shpëtuar jetën e tyre, me misionin për gjetjen e fakteve
Rezistenca iraniane po paralajmëron për jetën e 53 të burgosurve politikë në Burgun e Gohardashtit të Karajit, në perëndim të Teheranit, të cilët janë sulmuar dhe janë transferuar në një vend tjetër.
Rezistenca iraniane i bën thirrje Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe Raportuesit Special të të Drejtave të Njeriut në Iran që të mbledhin fakte për të parë këtë situatë.
Të dielën, më 30 korrik, këta të burgosur politikë u sulmuan në mënyrë të egër në këtë në burgun 4 në sallën 1 dhe më pas u transferuan në sallën 10. Në këtë sallë janë instaluar më shumë se 60 pajisje survejimi dhe 40 kamera janë të mbyllura për të parandaluar që çdo raport i bër të dilte jashtë burgut. Të gjitha hapjet dhe dritaret janë mbuluar me fletë metalike.
Autoritetet e burgjeve po i pengojnë të burgosurit që të transferojnë çdo ilaç, sende personale, frigoriferë, kondicionerë dhe pajisje për pastrimin e ujit të blera nga vetë të burgosurit në sallën e re.
Një numër të burgosurish janë në gjendje të keqe pasi u është mohuar qasja në ilaçet e tyre si dhe mungesa e ventilimit. Disa janë transferuar në klinikën e burgut.