Saturday, July 27, 2024

Iran: Bastisje brutale e rojeve speciale, mbi të burgosurit politikë dhe të burgosurit e ndërgjegjes

E martë, 01 Gusht 2017 

 

NCRI – Rojet speciale në burgun e Gohardashtit në Karaj, të dielën më 30 korrik 2017, sulmuan brutalisht në sallën 12 të vendosur në seksionin 4 të burgut, që është sallë e të burgosurve politikë dhe të burgosurve të ndërgjegjes.

Sipas njoftimeve, të burgosurit janë transferuar në sallën 10, e cila është e pajisur me kamera CCTV dhe një sistem survejimi.

Rojet speciale kanë shkaktuar dëme të mëdha në sendet personale të të burgosurve pas sulmit.

Familjet e të burgosurve janë të shqetësuar për gjendje e të afërmve të tyre. Të burgosurit protestuan kundër rojeve speciale gjatë bastisjes dhe zhvendosjes me forcë.

Duhet të theksohet se pas ekzekutimeve masive të një numri të burgosurish sunitë në sallën 10 të Seksionit 4, autoritetet e burgjeve u përpoqën të evakuonin sallën për izolim të mëtejshëm. Të gjitha dritaret e sallës 10 u bllokuan nga pllaka metalike dhe ishin të pajisura me pajisje dëgjimi dhe kamera survejimi.