Që nga mëngjesi i së martës, më 13 nëntor, mësuesit e fismë refuzuan të japin mësim dhe organizuan protesta në shkolla. Greva vjen në një kohë kur forcat represive janë përpjekur t’i frikësojnë pas protestës mbarëkombëtare të muajit të shkuar, duke arrestuar e thirrur mësues, e duke bërë kërcënime të ndryshme.
Mësuesit e kanë nisur grevën në proteste ndaj shtypjes e burgosjes së mësuesve, situatës së përkeqësuar të jetesës, inflacionit të pakontrolluar dhe rënies së fuqisë blerëse, si dhe po bëjnë thirrje për eliminimin e diskriminimit kundër arsimtarëve që punojnë dhe atyre që janë në pension.
Kjo lëvizje protestuese është zhvilluar në qytete të ndryshme, përfshirë Isfahan, Ahvaz, Kermanshah, Karaj, Ilam, Ardebil, Baneh, Saqez, Jolfa, Babol, Sari, Shahriar, Yazd, Karaj, Marivan, Ivan West, Hamedan, Sanandaj, Shahrekord, Chaboksar, Shiraz, Lamerd, Homayounshahr, Saveh, Jam, Bushehr e të tjerë, përveç Teheranit.
Në shumë qytete, si Marivan, Divandareh, Sanandaj, Shiraz dhe Esfahan, nxënësit i janë bashkuar grevës së mësuesve. Në Sanandaj, greva është mbështetur edhe nga prindërit.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur mësuesit dhe arsimtarët që kanë dalë në proteste për të siguruar të drejtat e tyre, dhe i ka bërë thirrje publikut të irrituar, sidomos të rinjve, që të shprehin solidaritet me ta, duke thënë: “Diktatura anti-kulturore dhe anti-iraniane e mullahëve e ka shkatërruar kulturën e arsimin. Situata katastrofike e mësuesve që punojnë dhe atyre pensionistë është produkt i politikave plaçkitëse e represive të regjimit klerikal anti-kulturor, dhe përkeqësohet sa kohë që ky regjim të qëndrojë në pushtet. Një regjim që ka sjellë vetëm torturë e ekzekutim, luftë e terrorizëm, varfëri, papunësi, korrupsion e plaçkitje për popullin e Iranit.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
13 nëntor 2018