Friday, October 4, 2024

Iran: Ekzekutim Masiv i 12 të Burgosurve

Khamenei, Garda Revolucionare dhe organet represive janë përgjegjës për shpërndarjen e drogës brenda vendit dhe eksportimin e saj jashtë shtetit

Më 6 dhjetor, regjimi brutal i Velayat-e-Faqih (Udhëheqës Suprem) në një tjetër krim çnjerëzor, ekzekutoi 12 të burgosur në Burgun Kerman me pretekstin e trafikimit të drogës. Kjo ndërkohë që burimi i trafikimit të drogës është në duart e Khamenei-t, Gardës Revolucionare dhe organeve të tjera represive.

Në këtë mënyrë ata përfitojnë biliona dollarë për të mbuluar koston e luftërave dhe eksportit të terrorizmit.

Rouhani pranoi dy javë më parë, “Kur bëhet fjalë për drogën, ka para të pisëta kur ka para të pisëta, ka pastrim parash, në Afganistan, në Iran, në Turqi, në Europë …” (televizioni shtetëror – 21 nëntor 2018). Ministri i Brendshëm i Rouhani-t, Rahmani Fazli, ka thënë më përpara në një rrëfim tronditës: “Prurja vjetore e parave nga droga është 20 trilion toman (~ $4 bilion – shifra zyrtare), që është ekuivalente me dy të tretat e buxhetit të zhvillimit të vendit. Paratë e pisëta nga trafikimi i drogës penetrojnë në çdo sektor. Në fushën e politikës, zgjedhjet dhe në transferimin e pushtetit politik në vend”.

Duke shpërndarë substanca narokotike, udhëheqësit e regjimit, nga njëra anë, i kthejnë të rinjtë në viktima të kësaj katastrofe shkatërruese në numra të paprecedentë, dhe nga ana tjetër, duke i ekzekutuar ata me pretekstin e trafikimit të drogës, e rëndojnë atmosferën e frikës dhe terrorit në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e kryengritjes popullore. Sipas Garmaby, një deputet në parlamentin e regjimit, “Mosha e varësisë nga droga është ulur shumë në vendin tonë dhe (droga) është lehtësisht e aksesueshme për këdo. Mund ta blesh në çdo kioskë nëpër kryqëzime.” (uebsiti i Parlamentit, 29 korrik 2018). Sipas Zëvendës Ministrit të Sportit dhe Rinisë, “Nga 23 milion të rinjtë në vendin tonë, 3 milion janë të varur nga droga” (Televizioni Shtetëror – 12 qershor 2015).

Kreu i së ashtu-quajturës organizatë shtetërore anti-narkotike e ka shpallur numrin e të varurve nga droga si katër milion dhe ka thënë se 21 përqind e 13 milion punëtorëve janë të varur (agjensia e lajmeve ISNA – 15 tetor 2018), dhe ish-zëvendës presidenti i regjimit për punët e grave ka thënë se 10 përqind e të varurve nga droga janë gra (ISNA – 6 qershor 2018). Numri i vërtetë i personave me varësi është shumë më i lartë.

Nga ana tjetër, regjimi i mullahëve ka një rol shumë aktiv në trafikimin e narkotikëve në vende të ndryshme: zbulimi i një ngarkese prej 270 ton heroinë në një anije në portin e Gjenovës në Itali, ngarkesë e cila vinte nga Bandar Abbas në Iran (Reuters – 8 nëntor 2018); zbulimi i 712 kg heroinë në kamionët iranianë që mbërrinin në Bashkimin Europian nga Turqia (Breitbart – 30 shtator 2018); zbulimi i 45 kg heroinë të futur në qilimat e eksportuar të regjimit për disa vende europiane në Aeroportin e Leipzigut në Gjermani (media gjermane, 12 maj 2018); zbulimi i 150 kg heroinë me vlerë miliona euro në dy kamionë iranianë, sipas Prokurorisë Federale të Gjermanisë, kamionët vinin nga Irani përmes Turqisë në Gjermani dhe kishin për detyrë të shpërndanin drogë në vendet europiane (Deutsche Welle – 19 janar 2017); zbulimi i 200 kg heroinë në një kamion iranian nga agjentët e doganës së Bullgarisë (mediat e lajmeve – 7 korrik 2016); zbulimi i 330 kilogramë heroinë në një kamion iranian (mediat e lajmeve – 10 tetor 2014) … janë disa shembuj.

Komandanti i Policisë së Provincës së Basra-s ka thënë kohët e fundit: “burimi i 80 përqind të narkotikëve në provincë,” është Irani, dhe ka shtuar: “Sot, Trupat e Gardës Revolucionare iraniane i përfitojnë paratë e nevojshme përmes shitjes së substancave narkotike dhe e kanë kthyer Irakun në qendrën e transferimit të drogës për rajone të ndryshme të botës. Populli iraken dhe njerëzit e ditur janë të vetëdijshëm se trafikimi i drogës në Irak është nën kontrollin e regjimit iranian dhe nën kontrollin e Gardës Revolucionare si dhe mbështetet nga militantët e Hashd al-Sha’bi “(Sky News, 19 nëntor 2018).

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
7 dhjetor 2018