Friday, March 29, 2024

Deklarata e 2000 kryebashkiakëve francezë dhe zyrtarëve të zgjedhur dënon ekzekutimet në Iran

NCRI – Në konferencën e Parisit më 16 dhjetor, titulluar “Situata e nderë në Iran, regjimi i mullahëve në krizë”, Zj. Jean-François Legaret, Kryetar i Distriktit të Parë të Parisit dhe Jacques Boutault, Kryetar i Distriktit të 2 të Parisit, i paraqitën një deklaratë Maryam Rajavit në emër të 2000 kryebashkiakëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur të Francës.

Para dorëzimit të deklaratës, Z. Legaret tha:

Faleminderit Jacques Boutault, kryetar i distriktit 2 të Parisit. Kemi të përbashkët luftën dhe qëllimet që mbrojmë. Të dyja distriktet tona kanë organizuar ceremoni, mbledhje dhe homazhe për viktimat e pafajshme të masakrës së vitit 1988, ku më shumë se 30,000 persona u ekzekutuan.

“Sot, ata duan ta mohojnë këtë masakër, pavarësisht faktit se Amnesty International e ka njohur atë si një krim kundër njerëzimit. Duhet ta vazhdojmë këtë fushatë. Kjo është arsyeja pse themeluam Komitetin e Kryebashkiakëve të Francës për një Iran Demokratik, së bashku me Jean-Pierre Muller, Kryebashkiakun e Magny-en-Vexin.

I bëjmë thirrje qeverisë së Francës të ndërmarrë masa me Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë dhe OKB-në dhe të kërkojë drejtësi për veprime të tilla të tmerrshme dhe torturat dhe brutalitin e papërshkrueshëm.

Kemi mbledhur mijëra firma në këtë broshurë. Ju mund të mbështeteni në angazhimin dhe fushatën tonë. Ka një numër të madh prej nesh që janë besnikë ndaj jush. Jemi këtu për t’u bashkuar në luftën tuaj. Kemi qenë gjithmonë të përgatitur për ta mbrojtur këtë kauzë derisa populli i Iranit të përqafojë lirinë.

Liria e Iranit mishërohet në një grua që gjithmonë e ka vazhduar luftën e saj. Është një grua që kurrë nuk ka harruar as edhe për një moment mundimin, sakrificën dhe vuajtjen e popullit të Iranit të torturuar. Kjo grua kristalizon frymën e rezistencës; ajo përkrah një Islam tolerant dhe demokratik. Kjo grua përkrah të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave dhe mishëron vlerat njerëzore, vlerat universale që ajo dëshiron të arrijë për popullin e Iranit.