Iran: Të rinjtë e rebeluar kanë grisur e djegur posterat e mjeshtrit të eliminuar të terrorit, Qassem Soleimani, në Teheran e qytete të tjera iraniane
Sot, më 17 janar 2020, në të njëjtën ditë kur Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei po fliste në mbledhjen e lutjeve të së premtes në Teheran, të rinjtë e rebeluar grisën e dogjën posterat e mjeshtrit të eliminuar të terrorit, Qassem Soleimani, në pjesë të ndryshme të Teheranit e në qytete të tjera iraniane, si Kerman, Zanjan, Iranshahr, Fassa, Lahijan, Tabriz, Zahedan dhe Masjed Soleiman.
Në komentet e tij sot, Khamenei shfaqi dëshpërimin dhe shqetësimin e tij përballë tërbimit e mosbindjes së të rinjve të rebeluar ndaj regjimit të mullahëve dhe Soleimani-t, duke thënë se ata pak qindra vetë që poshtërojnë fotot e Soleimani-t nuk janë pjesë e popullit të Iranit.
Këto veprimtari u zhvilluan ndërkohë që forcat shtypëse e të sigurisë ishin në vigjilencë të plotë për shkak të lutjeve të së premtes në Teheran dhe të tubimeve të organizuara nga regjimi në qytete të tjera.
Sekretariati i Këshilli Kombëtar të Rezistencës së Iranit
17 janar 2020
Teheran
Teheran
Kerman
Iranshahr
Fassa
Lahijan
Shushtar
Tabriz
Zanjan