Znj. Maryam Rajavi: Burimet e ushtrisë dhe IRGC-së duhet të vihen në dispozicion të njerëzve për të shpëtuar viktimat e përmbytjeve
Të premten, më 12 prill 2019, njerëzit e të rinjtë e zemëruar në Malashiyeh të Ahvazit (provinca Khuzestan) protestuan kundër pranisë së komandantit të IRGC-së, Mohammad Reza Naghdi, në zonë, duke thirrur “Ik shporru, Ahvazi do të mbetet i lirë”, duke e detyruar kështu të largohet. Njerëzit thërrisnin gjithashtu “Khuzestani është zhytur nën ujë, autoritetet flenë!” Mohammad Reza Naghdi është kreu për shoqërinë dhe kulturën në Gardën Revolucionare (IRGC), ish-kreu i Basij dhe një nga komandantët më kriminelë të IRGC-së.
Në mbrëmjen e së premtes, 12 prill, njerëzit në Shelang Abad, Ahvaz, demonstruan kundër paefektshmërisë së regjimit në ofrimin e shërbimeve për viktimat e përmbytjes, si dhe kundër hapjes së rrugës së ujërave drejt tokave bujqësore e shtëpive të banimit.
Gjatë pasdites, njerëzit në Ein Do (Seyed-Karim) në perëndim të qytetit Ahvaz u mblodhën në protestë kundër mos-shpënies së ujit drejt kënetave dhe mungesës së lehtësirave për të ndërtuar barriera ndaj përmbytjeve. Ata thërrisnin “Kjo tokë ka burra trima, askush nuk guxon t’u afrohet” dhe se ata “donin që ne të poshtëroheshim por ne nuk u poshtëruam.”
Demonstratat e njerëzve kundër regjimit klerikal vazhdojnë ende natën në disa pjesë të Ahvazit.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur të rinjtë e guximshëm të Ahvazit duke thënë se regjimi duhet t’i adresojë menjëherë kërkesat e popullit të Ahvazit. “Mjetet e ushtrisë, të IRGC-së dhe agjensive qeveritare, makineritë inxhinierike, barkat, depot e rezervave, strehët dhe barakat duhet t’u ofrohen njerëzve që t’i përdorin për të parandaluar përmbytjet, për të mbrojtur jetët e njerëzve, për të shpëtuar viktimat, dhe për t’u ofruar strehim të përkohshëm.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
12 prill 2019