Friday, September 20, 2024

Inflacioni i Iranit Mund të Arrijë në 40% Këtë Vit: Llogarit FMN

Nga një Shkrimtar i Stafit

Për një vit të dytë rresht, pritet që ekonomia e Iranit të vazhdojë të bierë teksa vendi përballet me sanksionet e rivendosura nga SHBA. Sipas një zyrtari të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, inflacioni mund të arrijë deri në 40 përqind.

Nëntorin e shkuar, Uashingtoni rivendosi sanksionet kundër eksporteve të naftës të regjimit iranian, duke kërkuar që blerësit e naftës iraniane t’i ndalin blerjet në maj, përndryshe do të përballen me sanksionet. Tashmë kanë marrë fund gjashtë muajt e lehtësimeve që u lejuan tetë blerësve më të mëdhenj të Iranit të vazhdojnë të importojnë vëllime të kufizuara.

Sipas llogaritjeve të FMN-së, në 2018-ën, ekonomia e Iranit ka rënë me 3.9, dhe Jihad Azour, drejtor i departamentit të FMN-së për Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, tha për Reuters se pritet që ekonomia të bierë edhe 6 përqind në 2019-ën.

Më herët këtë muaj, një zyrtar amerikan shpalli se sanksionet amerikane kundër Iranit e kanë privuar regjimin e tij nga më shumë se 10 bilion dollarë të ardhura nga nafta. Gjithashtu riali, monedha zyrtare e Iranit, ka humbur më shumë se 60 përqind të vlerës së saj, duke krijuar pengesa për tregtinë e jashtme të regjimit iranian dhe duke rritur inflacionin vjetor.

Tendenca aktuale është tregues për përkeqësimin e ekonomisë së regjimit iranian, gjë që është rezultat direkt i shpërdorimit të pasurisë së një kombi për luftënxitje dhe për eksportimin e Terrorizmit duke financuar militantët në rajon e në mbarë botën, si dhe rezultat i korrupsionit e vjedhjeve nga mullahët sundues. E vetmja zgjedhje është Ndryshimi i Regjimit i cili, siç ka deklaruar shumë herë znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, është i arritshëm.