Friday, September 22, 2023

IAEA: Sitet ushtarake Iraniane duhet të bëhen pjesë e ndonjë marrëveshje bërthamore

Nëse Irani nënshkruan një marrëveshje bërthamore me fuqitë botërore do të duhet të pranojë inspektimin e siteve të saj ushtarake, tha Yukiya Amano kreu i mbikëqyrjes atomike të OKB-së në një intervistë për AFP.
Amano tha se Teherani ka rënë dakord për të zbatuar Protokollin Shtesë të Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT), që lejon për inspektimet e parakohshme të objekteve të saj bërthamore, dhe në qoftë se kërkohen, sitet ushtarake.

Megjithatë, dallimet kanë dalë mbi interpretimin e protokollit dhe çështja është larg nga zgjidhja.
Udhëheqësi suprem i regjimit Iranian Ali Khamenei javën e kaluar nuk ka lejuar inspektorët bërthamore të vizitojnë sitet ushtarake ose marrjen në pyetje të shkencëtarëve.
Në një intervistë me AFP dhe për të përditshmen franceze Le Monde, Amano tha se në qoftë se një marrëveshje është arritur, Irani do të përballet me të njëjtat inspektime nga Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) si ndonjë nga 120 vendet zbatuese te protokollit shtesë.
“Kur kemi gjetur mospërputhje dhe kur kemi dyshime ne mund të kërkojmë qasje në lokacione të padeklaruara, për shembull, dhe kjo mund të përfshijë sitet ushtarake,” tha diplomati japonez.
“Disa konsiderohen se jane të nevojshme për shkak të ndjeshmërisë së sitit, por IAEA ka të drejtën të kërkojë qasje në të gjitha vendet, duke përfshirë edhe ato ushtarake.”
Kreu mbikëqyrjes atomike i OKB-së Yukiya Aman beri jehonë me deklaratat e diplomatit kryesor të Francës i cili ne mengjesin e të mërkurës tha se nëse Irani nënshkruan një marrëveshje bërthamore me fuqitë botërore do të duhet të pranojë inspektimin e siteve te saj ushtarake.
Ministri i jashtëm Francez të Mërkurën tha se vendi i tij nuk do të mbështesë çdo marrëveshje bërthamore me regjimin Iranian, nëse nuk ofrohet qasje të plotë në të gjitha instalimet, duke përfshirë sitet ushtarake.
“Franca nuk do të pranojë (një marreveshje), në qoftë se ajo nuk është e qartë se inspektimet mund të bëhen në të gjitha instalimet Iraniane, duke përfshirë sitet ushtarake,” tha ligjvënësi Laurent Fabius.
Fabius tha se ai dëshiron te negocioje me vende të tjera me Iranin në kuadër të të ashtuquajturës P5 + 1 – duke përfshirë gjithashtu Britaninë, Kinën, Gjermaninë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara – të miratojë qëndrimin e Francës.
“‘Po’ për një marrëveshje, por jo për një marrëveshje që do ti mundësojë Iranit të ketë bombën atomike. Ky është qëndrimi i Francës i cili është i pavarur dhe paqësore.”