Protestat në Iran janë gati në të shpërthyer para stuhisë

1408

Nga: Struan Stevenson

Iranianët ndezin qirinjtë për viktimat e Avionit të Linjës Ndërkombëtare të Ukrainës që u rrëzua nga Irani ndërsa protestojnë përpara Universitetit Amir Kabir në Teheran më 11 Janar.

 Fotografia nga Abedin Taherkenareh / EPA-EFE

3 Shkurt (UPI) – Kryengritja mbarëkombëtare në nëntorin e kaluar ku u panë miliona iranianë kryesisht të rinj të dilnin në rrugët e qyteteve, krahinave dhe fshatrave në të gjithë Iranin është ulur përkohësisht. Shpërthime sporadike të protestës ende ndodhin, ndërsa mijëra vajtojnë familjarët e tyre, të vrarë nga Trupat Revolucionare Islamike,të regjimit fashist Gestapo gjatë goditjes së pamëshirshme që ata i bënë kryengritjes.

Mijëra të tjerë u plagosën dhe u tërhoqën zvarrë nga shtretërit e tyre të spitalit nga IRGC për t’u bashkuar me rreth 20,000 të burgosur që kishin marrë pjesë në trazira. Raportet ditore bëjnë të ditur se të burgosurve u mohohet vëmendja mjekësore dhe ata po vdesin nën vazhdën e torturave brënda mureve në burgjet e zymta të regjimit. Irani është një fuçi baruti gati për të shpërthyer. Shkëndija më e vogël do të ndezë një revolucion, i cili do të largojë nga detyra regjimin teokratik dhe do të rivendosë lirinë e 80 milion qytetarëve të zemëruar të Iranit. Tani situate është gati për të shpërthyer para stuhisë së pashmangshme.

Duke e ditur që ditët e tyre janë të numëruara, luftimet midis fraksioneve të ndryshme të elitës qeverisëse janë intensifikuar. Të dëshpëruar për të mbajtur pushtetin, mullahët, të cilët kanë vjedhur pasurinë e popullit iranian, kanë shkatërruar ekonominë, kanë përhapur vrasje dhe sakatime në të gjithë Lindjen e Mesme duke e brutalizuar popullatën e tyre, janë angazhuar në një lojë qortimesh, duke akuzuar njëri-tjetrin për pasojat e krizës.

Udhëheqësi suprem psikopati, Ayatollah Ali Khamenei, i cili për tre ditë gënjeu për rrëzimin e aeroplanit ukrainas me 176 persona në bord, ka urdhëruar Këshillin e tij të Gardës, i cili mbikëqyr zgjedhjet, për të drejtuar sulmet e tij kundër mbështetësve të presidentit Iranian Hassan Rouhanit. Edhe pse media Perëndimore shpesh e ka portretizuar Rouhanin si të ashtuquajtur “të moderuar”, ai është gjithçka por jo i moderuar.

Qëkur Rouhani mori detyrën në vitin 2013, ai ka kryesuar ekzekutimin e më shumë se 4,000 personave, shumë prej tyre të burgosur politikë, duke përfshirë shumë gra dhe madje edhe fëmijë. Irani është ekzekutuesi kryesor në botë për frymë nën presidencën e “moderuar” të Rouhanit. Ai madje caktoi Alireza Avaie si Ministrin e tij të Drejtësisë. Avaie është një terrorist i regjistruar në Perëndim dhe është famëkeq për rolin e tij si një ekzekutues kryesor i të burgosurve politikë gjatë një masakre në 1988, kur mbi 30,000 mbështetës të Moxhaedinëve të Popullit të Iranit / Moxhahedin e-Khalq (PMOI / MEK) lëvizja opozitare u varën, në grupe me mbi 150 persona çdo ditë, me urdhër të udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeinit.

Këshilli i Gardës, me urdhër të Ali Khameneit, ka skualifikuar 90 anëtarët e parlamentit aktual të regjimit nga kandidimi për rizgjedhje në garën e ardhshëm parlamentare. Kjo gjë ka zemëruar Rouhanin dhe pasuesit e tij që janë duke u përpjekur të marrin një pjesë më të madhenga torta e pakësuar e Iranit për veten dhe miqtë e tyre. Kjo gjë të kujton luftërat e këqija territoriale të luftuara midis familjeve të fuqishme mafioze sicilianë në vitet 1980, dhe është një shenjë e sigurt që regjimi është në prag të fundit të tij. Kërcënimi i Rouhanit për të shtrembëruar rezultatin e zgjedhjeve duke përdorur kontrollin e procesit të Ministrisë së tij të Brendshme për të mbushur kutitë e votimit, mund të ndezi pikërisht shkëndijën që do të sjelli rrëzimin e kësaj qeverie të bandave.

Ndërkohë, përpjekjet diplomatike për të shmangur rrëzimin e afërt të regjimit po përshpejtohen. Me ekonominë e tyre në rënie të pashmangëshme, Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohamad Javad Zarif, ka dhënë edhe një herë provat më të qarta për kalbësimin e mullahëve, në momentin kur i deklaroi Der Spiegelit se edhe pas eleminimit të terroristit më të lartë të Iranit, Gjenerait  Qassem Soleimani, vendi i tij është akoma i gatshëm për të negociuar me amerikanët, me kusht që ata menjëherë të heqin sanksionet ekonomike.

Kjo tërheqje poshtëruese nga Zarifi ka shkaktuar zemërim tek disa prej fraksioneve kundërshtare në Teheran, me Mojtaba Zolnuri, kreu i komisionit të parlamentit Iranian për sigurinë, kur u pyet pse qeveria e tij po lypte lëshime nga Amerika, pikërisht pasi ajo kishte vrarë heroin e tyre, vrasësin Soleimani. Një tjetër deputet i zemëruar Amir Hossein Ghazizadeh Hashemi pyeti: Ministri i jashtëm i  cilit vend jeni ju, zoti Zarif? I cilit komb? I cilës qeveri? Ky komb kërkon të këtë hakmarrje ndaj vrasësve të Haj Qassem … nuk keni turp?”

Mundësia e kthimit në tryezën e bisedimeve nga amerikanët është zero. Më 28 Janar, Dhoma e Përfaqësuesve e Sh.B.A-së miratoi njëzëri një rezolutë të titulluar “Mbështetje e të drejtave të popullit të Iranit për lirine e shprehjes, duke dënuar autoritetet iraniane për sulmet e tyre kundër protestave legjitime dhe për qëllime të tjera.” Rezoluta, e cila fitoi mbështetje dypartiake në Dhomë, u sponsorizua nga Kongresisti Demokrat Ted Deutch nga Florida. Ai nxori në pah “forcën vdekjeprurëse” të përdorur nga IRGC gjatë sulmeve të saj kundër protestuesve dhe e përfundoi me deklaratën: “Shtëpia e Përfaqësuesve mbështet popullin e Iranit që është i angazhuar në protesta të ligjshme dhe paqësore kundër një regjimi shtypës, të korruptuar”.

Tani shtë koha që Bashkimi Evropian të ndjeki shembullin e Amerikës. Shtyllat binjake që kanë mbështetur regjimin iranian janë shtypja e dhunshme brënda vendit dhe eksportimi i terrorit jashtë vendit. Ato shtylla janë shkatërruar. BE duhet ti bëjë jehonë thirrjes së Amerikës për të mbështetur  popullin iranian. Një revolucion i ri po vjen, dhe njësitë e guximshme të rezistencës PMOI / MEK që planifikuan dhe mposhtën kryengritjen e fundit po përgatisin terrenin për rrëzimin e regjimit teokratik. BE duhet të sigurojë që ato të jenë në anën e duhur të historisë. Qetësia e tanishëme para stuhisë mund të jetë shansi i tyre i fundit për ta bërë këtë.

Struan Stevenson është koordinatori i Fushatës për Ndryshime në Iran. Ai ishte anëtar i Parlamentit Evropian që përfaqësonte Skocinë (1999-2014), kryetar i Delegacionit të Parlamentit për Marrëdhëniet me Irakun (2009-14) dhe kryetar i Miqve të një Intergrupi të Iranit të Lirë (2004-14). Ai është një lektor ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe president i Shoqatës Evropiane për Lirinë e Irakut.