Monday, October 3, 2022

Iran : Dhurimi i Detit Kaspik një përpjekje për të ruajtur sundimin e mullahëve

Në një përpjekje tjetër për të ruajtur regjimin e dobësuar klerikal, Hassan Rouhani, duke vepruar sipas urdhrave të Liderit Suprem Ali Khamenei, ka firmosur Traktatin e Detit Kaspik, i cili shkon kundër interesave të kombit iranian.

Komprometimi i interesave kombëtare të Iranit, duke përfshirë një trilion dollarë dëme nga lufta jo-patriotike me Irakun, shkatërrimin e mjedisit, tharjen e rezervave kombëtare të ujit, plaçkitjen e pasurisë së popullit iranian si dhe shpenzimet e pallogaritura për eksportimin e terrorizmit, luftënxitjen, dhe programet bërthamore e raketore, janë të gjitha mjete të njohura të regjimit të mullahëve, i cili e ka deklaruar mbrojtjen e sundimit totalitar të vali-e faqih (sundim absolut klerikal) si detyrën e tij absolute.

Tani, është rradha e Detit Kaspik, një nga thesaret më të mëdha kombëtare të Iranit, të cilin mullahët anti-iranianë e kanë dhuruar si një tentativë për të ruajtur sigurinë dhe sundimin e tyre të turpshëm.

Kaq i shëmtuar është ky traktat, saqë edhe ekspertët e regjimit dhe deputetët e parlamentit nga grupe të ndryshme po e përshkruajnë si një tjetër Traktat Turkmenchay, (sipas të cilit kontrolli i Kaukazit Jugor në vitin 1828 iu dorëzua Rusisë).

E përditshmja shtetërore Etemad më 12 gusht, 2018, citoi një Deputet të Majlis duke thënë, “Për shkak të rethanave specifike politike dhe kohore, negociatat rreth pjesës sonë të Detit Kaspik dhe çështje të ngjashme nuk i shërbejnë interesave tona.” Një tjetër deputet i Majlis tha, “Rouhani ka shkuar në Kazakhstan në një kohë kur dispozitat ligjore të Detit Kaspik janë në dyshim. A është e vërtetë që pjesa prej 50% e Iranit ka rënë në 11%? Mos është kjo një tjetër Turkmenchay?”

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), partnere të Rouhani-t në këtë shitje, e mbrojtën atë në botimin e tyre, Javan, më 13 gusht: “Pritshmëritë për kushte të favorshme për sa i përket të drejtave tona për të përfituar, apo për të përdorur rezervat e Detit Kaspik në ‘përcaktimin e kufijve’ dhe ‘caktimin e një pike ndarëse’ nuk janë realiste.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, tha: “Për Khomeini-n, Khamenei-n dhe Rouhani-n, as uji, as toka, as kultura, as jetët, as pasuria e popullit iranian nuk kane asnjë vlerë. Vetëm një gjë ka rëndësi: Ruajtja e sundimit të mullahëve, të cilin Khomeini e ka përshkruar si ‘detyra absolute’ dhe për të cilën ata mund të shfuqizojnë dekretet islamike, dhe së pari të hedhin tej tokën dhe ujin e Iranit dhe të popullit të tij, si dhe të masakrojnë fëmijët e tij trima nëpër burgje.” Ajo shtoi “Nuk ka asgjë që një pushtues mund të bëjë, të cilën nuk ia kanë bërë mullahet Iranit dhe popullit Iranian. Mullahët janë nga më të këqijtë në historinë e Iranit.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

14 Gusht, 2018