E shtunë, 06 Gusht 2016
NCRI – Ministria e jashtme e Gjermanisë ka dënuar ekzekutimin në masë të burgosurve politikë sunitë. Më parë këtë javë ajo ka dënuar dhe varjen e të miturve muajin e kaluar në Iran.
Në një deklarat të premten, 05 Gusht, Bärbel Kofler, Komisionere e qeverisë Federal për të Drejtat e Njeriut në Zyrën e Jashtme Federale, tha: “Unë jam thellësisht e tronditur se si kanë vijuar tani ngjarjet, Irani ekzekutoi të riun iranian, Hassan Afshar më 18 korrik.”
“Hassan Afshar ishte vetëm 17 vjeç në kohën e krimit ai është akuzuar për ideologjit e tij. Prandaj, ekzekutimi i tij është një shkelje e papranueshme e së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht pasi ka dyshime të konsiderueshme në qoftë se parimet e ligjit janë respektuar në gjyqin e tij. ”
“Jo vetëm Konventen e OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijës, por edhe Konventen Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike – dy prej të cilave Irani i ka ratifikuar – ndalojnë ekzekutimin e individëve të cilët janë të mitur në kohën e veprës.
“Qeveria gjermane është kundër dënimit me vdekje, cilat do qofshin rrethanat. Sidomos duke pasur parasysh raportet tronditëse të ekzekutimeve të fundit të njëzet njerëzve në rajonin e Alborz. I nxisim me forcë të gjithë liderët politikë në Iran për të pezulluar ekzekutimet e tjera me efekt të menjëhershëm dhe të përmbahen tërësisht nga vendosja e dënimeve me vdekje kundër të miturve, “shtoi Kofler.
Të martën, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane, e përshkroi ekzekutimin në masë të të burgosurve sunitë, të kryer në përvjetorin e masakrës të vitit 1988 të të burgosurve politikë në Iran, një krim të tmerrshem kundër njerëzimit. Regjimi është duke u përpjekur më kot të përmbajë atmosferën e paqëndrueshme sociale dhe protestat popullore duke terrorizuar publikun, tha ajo.
Ka ardhur koha për Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’i dhënë fund heshtjes së tyre dhe për të sjellë rekordin e krimeve të regjimit iranian përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Ali Khamenei dhe udhëheqës të tjerë të regjimit, si dhe autorë të drejtpërdrejtë të këtyre krimeve duhet të sillen përpara drejtësisë Maryam Rajavi, përsëriti ajo.