Friday, March 29, 2024

“Express” i Britanisë: Nëpërkëmbje mbi ekzekutimin masiv në Iran

E enjte, 04 Gusht 2016

NCRI – Gazeta “Express” ne Britanisë ka publikuar një intervistë me një ish të burgosur iranian politik i cili ka treguar për vuajtjet që ka duruar dhe rastet e ekzekutimeve masive që jane bërë nga regjimi i mullahëve. Në vijim është teksti i shkrimit i cili u publikua të enjtën:
“Express”
Ekskluzive: Nëpërkëmbje mbi EKZEKUTIMETMASIVE ne Iran, 28 shkelje të të drejtave “përkeqsim i situatës”

IRAN duhet t’i japë fund menjëherë të varjeve dhe torturimit të burgosurve politikë. Në vijim të ekzekutimeve në masë prej 28 njerëzve, një aktivist ka kërkuar.
Nga VICKIIE OLIPHANT

Publikim: 14:17, E enjte, 4 Gusht, 2016 | Azhornim: 14:32, E enjte, 4 Gusht, 2016
Vrasjet tronditëse nga ana e Republikës Islamike që vijnë një javë pasi Zyra e Jashtme tha se shkeljet e të drejtave të njeriut në Iranit janë duke u përkeqësuar.
Luftëtari i të drejtave, Ahmad Ebrahimi, i cili ka lindur në Iran, por tani jeton në Londër me djalin e tij, ka humbur shumë miq të ngushtë dhe anëtarë të familjes nga regjimi “tiranik” iranian.
Ai paralajmëroi se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëj më shumë të përfshihet dhe të ndihmoj ti jepet fund vdekjeve, të cilën ai beson se këto në 10 vitet e fundit ka pasur një rritje.
Komentet e tij vijnë pasi 28 të burgosur sunitë u ekzekutuan menjëherë para se familjet e tyre ti thonin lamtumirë – vetëm pak ditë më vonë një raporti për shkelje të të drejtave të njeriut deklaroi gjendja “është përkeqësuar”.
Pavarësisht Presidenti iranian Hassan Rouhani ka premtuar përmirësim të lirisë së popullit të tij, situata në Lindjen e Mesme vazhdon të rrisë zemëratën tek aktivistët.
Rreth 966 deri në 1,025 persona u ekzekutuan në vitin e kaluar. Numrin më i lartë në një dekadë, me 170 ekzekutime të regjistruara në gjashtë muajt e parë të vitit 2016.
Tani Ahmad Ebrahimi, ish-president i shoqatës iraniane të burgosurve politikë në Britani të Madhe, thotë se dënimi barbar – edhe për krime të vogla të tilla si veprat penale të drogës – duhet të ndalen.
Gjatë kohës së tij në Iran, z Ebrahimi – i cili ishte vetë një i burgosur politik për 10 vite – ka parë vetë si miqtë e tij u dërguan për t’u vrarë.
Ai i tha Express.co.uk: “Duke qenë se në burg ishte çdo gjë e tmerrshme, menyra si kujdeseshin për të burgosurit politikë ishte abuzive.
“Çdo herë ishte ndryshe, nuk kishte asgjë të njëjtë. Ne kurrë nuk e dinim se çfarë na priste. Ndonjëherë nuk na jepnin ushqim, ndonjëherë na torturonin.
“Ne humbëm shumë miq, vinim re se mungonin njerëz. Njerëzit i thërrisnin, i marrnin nga qelitë e tyre, më pas mësonim se ata shkonin në të ashtuquajturën gjykata e tyre.
“Më pas njerëzit ktheheshin në qelitë e tyre dhe kur ata i therrisnin përsëri i merrnin për ekzekutim me plumba.
“Ne numëronim plumba, për të kuptuar se sa jetë ishin marrë.”
Një baba ishte vetëm një prej mijëra të burgosurve të mbyllura për mbështetje të fraksioneve të majta, e tillë si Populli Muxhahidinët i Iranit dhe ishte brenda gjatë ekzekutime masive të vitit1988 në të cilën 30.000 disidentë në mënyrë të mistershme u zhdukën.
Z Ebrahimi , u lirua pas 10 vitesh dhe iku në Britani për të filluar një jetë të re me familjen e tij – duke thënë se ai zgjodhi Mbretërinë e Bashkuar, sepse ai donte që fëmijët e tij të kenë një “standard të lartë” të të drejtave të njeriut, pas viteve që ai ka kaluar me abuzime.
Tani ai lufton kundër regjimit iranian, fushatë nga e gjithë bota për të përmbysur qeverinë.
Z. Ebrahimi, bir i të cilit është aktualisht duke studiuar ne nivelin A në Londër, ka thënë: “Është e neveritshme, kjo nuk duhet të ndodhë.
“Fushata ndërkombëtare nga Amnesty International po shkon shumë mirë, ajo është shumë e mire, ashtu sikurse dhe fushata nga mediat ndërkombëtare është fantastike.
“Njerëzit duhet të dinë se çfarë po ndodh në Iran, për varjet, abuzimet, ekzekutimet.
“Ka shumë media qe mbulojne Lindjen e Mesme – nga Iraku dhe Siria – por me pak për popullsine Goth në Iran.
“Ne nuk e duam këtë qeveri dhe ne duam që njerëzit ta dinë kete gje.”
Komentet e tij vijnë pasi ne burgun famëkeq të Iranit Gohardasht në Karaj, në veri-perëndim të Teheranit, besohet të jetë kryer një ekzekutim në masë prej 28 të burgosurish sunitë të martën.
Familjarëve të tyre u ishte thënë që të shkonin në burg para orës 15:00 të martën për ti vizituar dhe për ti dhënë lamtumirën e fundit- por, kur ata arritën u informuan se ishte “shumë vonë”.
Një familje u thirr dhe ju tha se ata duhet të merrnin trupin e njeriut të tyre të dashur nga morgu.
Mohammad Mohaddessin, kryetar i komitetit të punëve të jashtme të NCRI, tha: “Regjimi i mullahëve ‘po përballet me izolim absolut sociale dhe urrejtje të përhapur nga njerëzit, në këtë mënyrë është rritur numri i ekzekutimeve për të krijuar një klimë frike dhe për të parandaluar mundësinë e një kryengritje mbarëkombëtare.

“Më shumë se 2,500 njerëz janë ekzekutuar në Iran nën Hassan Rouhani, i cili ndjek një rrugë të gabuar për të kërkuar ndryshim.
“Për aq kohë sa regjimi i mullahëve është në pushtet, do të vazhdojë të ketë ekzekutime të tjera, tortura dhe krime.”
Muajin e kaluar, qindra zyrtarë nga e gjithë bota vërshuan në Paris në tubimin Irani i Lirë, të udhëhequr nga NCRI – një grup ne Francë, një bazë e të mërguarve iraniane që jetojnë në Evropë.
Londer MP Bob Blackman, i cili rregullisht merr pjesë në tubim, tha per Express.co.uk: “Ky tubim ka lidhje me valën në rritje të ekzekutimeve dhe arrestimeve të motivuara politikisht në Iran, si dhe sponsorizimin pashuar të terrorizmit dhe përfshirjen e Iranit në punët e vendeve të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Sirinë, Irakun, Jemenin, dhe Liban.
“Unë besoj se duhet bërë presion i fortë Qeverisë të Iranit për të përmbushur kërkesat ndërkombëtare për tju përmbajtur standardeve më të larta të pajtueshmërisë në lidhje me programin e saj bërthamor dhe për të vënë veshin shqetësimeve nga bashkësitë ndërkombëtare në lidhje me abuzimet e të drejtave të njeriut.”
Po ashtu këtë muaj, Zyra e Jashtme ka lëshuar raportin më të fundit të të drejtave të njeriut për Iranin, duke thënë se “në shumë aspekte, situata është përkeqësuar”.
Një zëdhënëse tha: “regjistrimet e të drejtave të njeriut në Iran mbetet një shqetësim serioz – në mënyrë të veçantë dënimet me vdekje.
“Ne e kundërshtojnë përdorimin e dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat dhe jemi të shqetësuar thellësisht nga numri i personave të ekzekutuar, veçanërisht në rastin e të miturve.
“Ne rregullisht kemi ngritur zërin në të gjitha nivelet për të drejtat e njeriut në Iran dhe ne vazhdojmë të punojmë me bashkësinë ndërkombëtare për të bërë presion Iranit për të përmirësuar situaten e saj në të gjitha çështjet e të drejtave të njeriut.”
Burimi: http://www.express.co.uk/news/world/696471/Iran-hangs-28-mass-execution-human-rights-Islamic-state