Saturday, July 27, 2024

Foto: Regjimi Iranian var një burrë në publik

E Mërkurë, 11 Nëntor 2015
NCRI – Regjimi fondamentalist i Iranit ka varur një të burgosur në publik dhe tre të tjerë në një burg brënda kësaj jave.
Një i burgosur 30-vjeçar, i identifikuar vetëm me inicialet ES, u var të hënën në një shesh publik në qytetin e Khoy, në veri-perëndim të Iranit.

Regjimi ka varur edhe tre të burgosur në qytetin e Baft ne jug të Iranit.
Tre të burgosur u identifikuar vetëm me inicialet e tyre HM, AE dhe NH.
Regjimi i mullahëve “në Iran vazhdon të ekzekutojë më shumë qytetarë për frymë se çdo shtet tjetër anëtar i OKB-së. Rreth 2000 njerëz janë ekzekutuar gjatë presidencës së Hassan Rouhani në dy vitet e fundit.
Një deklaratë nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Zeid Rad Al Hussein më 5 gusht ka thënë: “Irani thuhet se ka ekzekutuar më shumë se 600 persona deri më tani këtë vit ndërsa Vitin e kaluar në vend u ekzekutuan të paktën 753 persona.”
Amnesty International tha se më 7 shtator “autoritetet Iraniane duhet të përfundojë zbavitjen e tyre të paparë të vrasjeve – këtë vit më shumë se 700 njerëz janë ekzekutuar deri më tani.