Federata Ndërkombëtare e Punëtorëve të Transportit, në emër të 20 milion punëtorëve të transportit në mbarë botën që organizata jonë përfaqëson, qëndron në solidaritet të plotë me shoferët e kamionëve të Iranit teksa ata hyjnë në ditën e dhjetë të grevës.
Shoferët e kamionëve në Iran po ndërmarrin aksion masiv ndaj rrogave të ulëta dhe shpenzimeve të rritura, si dhe ndaj të drejtave të punëtorëve dhe sigurisë së rrugës.
Aksioni i tyre është mbështetur fuqishëm Sindikata e Punëtorëve të Teheranit, që është e lidhur me ITF, dhe Kompania e Autobuzëve të Rrethinave, e njohur gjithashtu si Sindikata Vahed.
Kjo grevë në fillim ndikoi në zonat Qazvin, Lorestan, Azerbaijan Lindor dhe Mazandaran dhe është raportuar që është përhapur tanimë në të gjitha provincat dhe në më shumë se 250 qytete.
Transporti rrugor është jetësor për zinxhirët e furnizimit të Iranit, kështu që ky aksion ka një impakt të konsiderueshëm. Në të njëjtën kohë, raportohet që shoferët e kamionëve kanë marrë mbështetje të gjerë nga publiku.