E Mërkurë, 29 Qershor 2016
NCRI – Marian Harkin, një anëtare irlandez e Parlamentit Evropian, ka shprehur shqetësimet e saj mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran përmes një video të publikuar në fillim të këtij muaji.
Eurodeputetja Marian Harkin tha: “Diskriminimi dhe shtypja penale kundër pakicave etnike dhe fetare, arrestimet e kritikëve dhe censurimi sistematike ekziston ende në Iran.
Harkin është një nga 270 deputetët që nënshkruan një letër duke I kërkuar BE-së që të kushtëzojnë negociatat e tyre me Iranin si kushtë përmisimin e gjendjes së tmerrshme të drejtave të njeriut.
Harkin, një anëtar i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, ka cituar numrin në rritje të ekzekutimeve në Iran si një shqetësim të madh; OKB-ja llogarit se shkalla e ekzekutimit i Iranit është më e larta në 25 vite.
Ajo tha se aprovon planin “progresiv” dhjetë-pikësh të paraqitura nga Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ky plan bën thirrje për heqjen e dënimit me vdekje dhe barazinë midis burrave dhe grave.
Ajo foli në lidhje me konferencen e madhe në Paris më 9 korrik, për të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e Rezistencës iraniane. Do të ndiqet nga liderët botërorë, hartuesit e politikave, gazetarë dhe udhëheqësit fetarë.
Ajo tha: “Unë i bëjë thirrje sa më shumë njerëzëve të jetë e mundur për të marrë pjesë në këtë ngjarje.”