Thursday, March 28, 2024

Eurodeputetja Beatriz Becerra mbështet konferencen e “Iranit të Lirë” për të drejtat e njeriut

E Mërkurë, 29 Qershor 2016
NCRI – Një anëtare spanjolle e Parlamentit Evropian ka bërë thirrje publikut për të marrë pjesë në konferencen e rezistencës iraniane në Paris muajin e ardhshëm.
Beatriz Becerra, që është zëvendës kryetare e nënkomisionit të Parlamentit Evropian për të Drejtat e Njeriut, tha se 80 milionë shtetas iranianë janë duke vuajtur shtypjen e të drejtave të tyre njerëzore.

Konferenca e “Iranit të Lirë” më 9 korrik, do të nxjerrë në pah shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran dhe të sigurojë një shans për hartuesit e politikave, krerët e udhëheqjes shtetërorë dhe fetarë që së bashku të përpiqen ti japin drejtim këtij problemi.
Ajo tha: “Unë dua të marrë pjesë në këtë konferenc të mahnitshme që do të shërbejë si një shembull për botën. Gjithashtu dua të them se jam shumë e shqetësuar për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht për gratë. “


Becerra, një anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, është shumë e shqetësuar në lidhje me jetesën e grave në Teheran të cilët janë duke u shënjestër nga më shumë se 7,000 të ashtuquajturës “policë moralë” për mbulesën të pahijshme.
Ajo është një prej 270 deputetë që nënshkruan një letër duke i kërkuar BE-së të kushtëzojë tregtinë dhe marrëdhëniet diplomatike me Iranin deri në përmirësimin e të drejtave të njeriut.
Ajo tha: “Unë mendoj se të gjitha supozimet mbi zgjerimin, për hapjen e Iranit duhet të jetë në bazë të këtij kodi për të drejtat e njeriut.”