Wednesday, September 11, 2024

Ebrahim Raisi Duhet të Përballet me Drejtësinë për Rolin e Tij në Masakrën e 1988-ës

 

Kryegjyqtari i ri i regjimit iranian, Ebrahim Raisi, duhet të përballet me dënimin ndërkombëtar për rolin e tij në masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran, tha për Britain’s Express Shahin Gobadi i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së.

Në një intervistë të enjten, Gobadi tha për Express.co.uk: “Ebrahim Raisi ka qenë anëtar i Komitetit të Vdekjes në masakrën e 30,000 të burgosurve politikë, shumica prej të cilëve ishin aktivistë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK) në vitin 1988, si dhe një mbështetës i devotshëm i liderit suprem, Ali Khamenei.