Znj. Maryam Rajavi: Fashizmit fetar po i vjen fundi, Britania dhe Europa duhet të marrrin anën e popullit iranian për ndryshim regjimi
Të shtunën më 27 korrik 2019, rreth 3000 iranianë zhvilluan një demonstratë në rrugët qendrore të Londrës dhe kërkuan sanksione gjithëpërfshirëse kundër regjimit të mullahëve, si dhe listimin terrorist të Gardës Revolucionare (IRGC), Ministrisë së Inteligjencës (MOIS) dhe Zyrës së Udhëheqësit Suprem.
Ata shprehën mbështetje për Rezistencën Iraniane dhe presidenten e zgjedhur të saj, Maryam Rajavi, si dhe për planin e saj me 10 pika për të ardhmen e Iranit.
Znj. Rajavi u tha demonstruesve: “Demonstrata juaj në Londër sot shënon kulmin e një serie tubimesh për Iranin e Lirë që janë zhvilluar për një muaj e gjysëm në Bruksel, Uashington D.C., Berlin, dhe Stokholm. Kjo demonstratë është gjithashtu vazhdimësi e mbledhjeve 5-ditore të Rezistencës Iraniane dy javë më parë në Ashraf-3.”
Ajo shtoi se paqja dhe liria mund të fitohen vetëm duke luftuar kundër diktaturës fetare të mullahëve. Kjo është diametralisht në kundërshtim të përkrahësve të paqësimit të cilët e mbrojnë regjimin nën maskën e paqes. Rezultati i politikës së paqësimit, i shtypjes mbi PMOI-në, dhe i mospërfilljes ndaj shkeljeve të të drejtave njerëzore në Iran në paktin bërthamor, mund të shihet në sulmet e regjimit mbi anijet në Gjirin Persik, sulme të cilat vënë në rrezik sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe në operacionet e tij terroriste e të spiunazhit në Europë e në Shtetet e Bashkuara.
Duke theksuar se mullahët nuk kuptojnë asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës së forcës dhe rreptësisë, znj. Rajavi u bëri thirrje Britanisë dhe Europës që të mos vazhdojnë më me lëshimet ndaj mullahëve, të mos i ndihmojnë ata në reduktimin e sanksioneve, dhe që t’i vënën në listën e terrorizmit IRGC-në, MOIS-in, zyrën e Khamenei-t dhe Hassan Rouhani-n, dhe të mos i japin dorën fashizmit fetar, por të marrin anën e popullit të Iranit për ndryshim regjimi… Ajo e nxiti në mënyrë specifike qeverinë e re të Mbretërisë së Bashkuar që t’i mbështesë të drejtat e njeriut dhe të marrë masa për dërgimin e një misioni ndërkombëtar të gjetjes së fakteve në Iran, që të vizitojë burgjet e regjimit dhe të burgosurit politikë, veçanërisht gratë.
“Regjimi në pushtet është i rrethuar nga një komb i paduruar, i cili është i bindur se çlirimi i tij do të realizohet vetëm kur mullahët të përmbysen. Regjimi klerikal nuk ka më forcë apo burime dhe po vuan i zhytur në një kënetë që do të çojë në përmbysjen e tij. Epokës së fashizmit fetar po i vjen fundi; Irani do të jetë i lirë,” e mbylli fjalën e saj znj. Rajavi.
Në këtë tubim folën politikanë të spikatur si Matthew Offord MP, kryetar i Komitetit Britanik për Lirinë e Iranit; Struan Stevenson, koordinator i Fushatës për Ndryshimin e Iranit; Senatorja Catherine Noone, Zëvendës Kryetare e Senatit Irlandez; Jim Higgins, ish Anëtar i Parlamentit Europian; Senatori Gerry Horkan i Irlandës; Roger Godsiff MP; Paulo Casaca, ish Anëtar i Parlamentit Europian; Brian Binley, ish-deputet; Roger Lyons, ish President i Kongresit të Unionit të Profesioneve (TUC) në Mbretërinë e Bashkuar, anëtarë të Shoqërisë së Ligjit të Anglisë dhe Uellsit, Dr. Mohammad al-Sheikhli, jurist dhe avokat i Muxhahedinëve të Popullit në Ashraf; znj. Dowlat Nowrouzi, përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Britani; si dhe Hossein Abedini i NCRI-së.
Dr. Matthew Offord tha: “Ishte nder për mua të kryesoja një delegacion britanik në evenimentin Free Iran në Ashraf 3 të Shqipërisë. Ishte një mundësi për t’u takuar me njerëzit e Ashraf dhe për të dëgjuar eksperiencat e tyre dhe shpresat për të ardhmen.”
“Gjatë vizitës u bindëm se Madamë Rajavi përfaqëson një mundësi të madhe për të ardhmen e Iranit. Ajo kërkon paqe në rajon. Ngjarjet e fundit në Gjirin Persik tregojnë se Irani merret me pirateri shtetërore,” tha Dr. Matthew Offord, anëtar i parlamentit britanik, duke iu referuar Presidentes së opozitës iraniane NCRI, Maryam Rajavi.