Friday, September 20, 2024

Demonstrata dhe përplasje në dhjetra qytete në ditën e shtatë të kryengritjes

Të mërkurën, më 3 janar, në ditën e shtatë të kryengritjes, përveç Teheranit, qytete të ndryshme të vendit e mbajtën të gjallë flakën e revoltës.

Në krahinën e Shirabadit të Zahedanit ndodhën përledhje mes popullit dhe forcave anti-trazira. Mercenarët po qëllojnë mbi njerëzit dhe njerëzit i kundërvihen me gurë.

Në Ahvaz, Basijis kanë ardhur në vendin e ngjarjes me uniforma policore. Motoçiklistët Basijis lëvizin me shumë zhurmë. Mercenarët rrotullojnë armët e tyre për të përkeqësuar atmosferën e tyre të frikësimit.

Të rinjtë e guximshëm të rajonit Shadegan (Ahvaz) po i kundërvihen  sulmeve të rojeve anti-trazira duke hedhur gurë.

Në Bandar Abbas, slogani  vdekje Khameneit, vdekje diktatorit rezonon kudo.

Në Dezful, protestuesit e guximshëm bërtasin Seyyed Ali turp të kesh, Lëre vendin të qetë, dhe shpërthyen përplasje në lagjen Sabzeh Ghaba.

Në Malayer, gjëmimi  i sloganit kombëtar, Ayatollah Khamenei vepron si Zot, ka mbushur atmosferën e qytetit.

Në Isfahan, shpërthyen përleshje mes njerëzve që këndonin “Sejjad Aliun turp të kesh”, “Mjaft sundove” dhe forcave anti-trazira. Policët anti-trazira qëlluan direkt mbi njerëzit.

Në Ghourtan në Isfahan shpërthyen përleshje dhe zhurma shpërthimesh dëgjohen nga zona e konfliktit.

Disa oficerë të zbatimit të ligjit morën arratinë gjatë një përleshje me demonstruesit në Joughabad, Isfahan. Në Kermanshah, disa policë i ikën rinisë së guximshme.

Një turmë e madhe u mblodh në rrugën Farmandary në Torbat Heydariyeh. Njerëzit këndonin slogane kundër forcave anti- trazira: Mos kini frikë, mos kini frikë. Jemi të gjithë bashkë. Lëreni Sirinë. Mendoni për ne.