Demokratët janë skeptik për marrëveshjen bërthamor të Iranit

482

Associated Press Raportoi: Antarët demokratë janë shprehur skeptik në lidhje me marrëveshjen bërthamore të arritur mes Teheranit dhe SHBA-ve e partnerët e saj,
Menjëherë pas shpalljes së marrëveshjes të martën, anëtarët e partisë së Obamës përgëzuan përpjekjet e tij, por thanë se do të shqyrtojën marrëveshjen me kujdes në javët e ardhshme.

Senator Chris Murphy i Konektikat tha se do të shqyrtojë marrëveshjen për të siguruar se “mbron në mënyrë adekuate interesat” e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Pas marrjes së një kopje të marrëveshjes, ligjvënësit do të kenë 60 ditë për të shqyrtuar atë, votojnë Po ose Jo – ose të mos marrin asnjë veprim.
Obama thotë se do të vërë veton ndaj çdo legjislacion që pengon zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes
Ndërkohë të martën, Senator Tom Cotton e quajti marrëveshjen bërthamore të Iranit të rrezikshme dhe tha se ai beson se Kongresi do të veprojë për të ndaluar atë.
Ai doli në programin e mëngjesit drejtepërdrjet pas fjalimit të presidentit në MSNBC-së Joe Cotton e quajti atë “te tmerrshëm, gabim i rrezikshëm që do të hapë rrugën për Iranin për të marrë një armë bërthamore.”
Cotton, një kritik i vendosur i negociatave, tha se marrëveshja do të japë miliarda në lehtësimin e sanksioneve dhe të heqë embargon e armëve “, në një kohë kur ata janë duke destabilizuar të gjithë Lindjen e Mesme.”
“Populli amerikan do të hedhi poshtë këtë marrëveshje dhe unë besoj se Kongresi nuk do të votoj marrëveshjen, “tha ai
“Nëse ju shikoni në tekstin e marrëveshjes, Irani do të ketë disa javë vonesë, “tha ai.”Ata do të jenë në gjendje të vendosin se cilat vend do të inspektojmë. Por më në thelb, në qoftë se ata duan ta përfundojnë programin e tyre bërthamor dhe të ribashkohen me botën e civilizuar, ata thjesht mund të na japin qasje. Ata nuk e bëjnë. Ata janë të jashtëligjshëm, sponsor- terrorizmi, regjimi anti-amerikane. Ata kanë duart me gjakun e qindra ushtarëve amerikanë në duart e tyre që kanë vrarë në Irak dhe Afganistan. “