Amnesty International ka nxjerrë një deklaratë ku i nxit Kombet e Bashkuara që të flasin hapur dhe me vendosmëri kundër pandëshkueshmërisë sistematike që rrethon masakrën e mijëra të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran, pas komenteve të bëra së fundmi nga këshilltari i kryegjyqtarit të regjimit iranian, komente në të cilat mbron masakrën.
Në një deklaratë më 30 korrik, Amnesty International thotë: Organizata është veçanërisht e shqetësuar lidhur me komentet e bëra nga Mostafa Pour Mohammadi, i cili i akuzon për “terrorizëm” dhe “bashkëpunim” me armiqtë gjeopolitikë të Iranit ata që bëjnë thirrje për të vërtetën dhe përgjegjshmërinë, si dhe paralajmëron se këta persona do të ndiqen penalisht. Këto komente, së bashku me caktimin, në mars 2019, të Ebrahim Raisi-t, i cili, ashtu si Mostafa Pour Mohammadi, ka qenë i përfshirë në ekzekutimet jashtëgjyqësore masive të 1988-ës, në pozicionin e kryegjyqtarit, e shtojnë rrezikun që të mbijetuarit, familjarët e të ekzekutuarve dhe mbrojtësit e të drejtave njerëzore të ngacmohen e të persekutohen thjesht pse kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.
Teksti i plotë i deklaratës nga Amnesty International: