Forcat represive të sigurisë të regjimit iranian kanë arrestuar 52 persona, kryesisht të rinj e të reja në një “party nate” në qytetin verior Sari, sipas medias shtetërore.
Agjensia e lajmeve Fars, e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit, raportoi të shtunën se 29 burra e 23 gra ishin arrestuar për shkak se kishin “pamje jashtëzakonisht të papërshtatshme.”
Raporti shton se 10 persona të tjerë janë arrestuar javën e shkuar në një dasëm në qytetin Juybar për shkaqe të ngjashme. Gjithashtu, është mbyllur salla ku po zhvillohej party.
Mësymjet nga të ashtu-quajturat ‘patrulla kundër vesit’ ndaj mbrëmjeve të organizuara privatisht, ndodhin rëndom në Iran.
Gjatë tre viteve të fundit, pasi Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei paralajmëroi për “dëmet shoqërore,” forcat e sigurisë së shtetit kanë ndërhyrë rregullisht në mbrëmje familjare, përfshirë dasma e festa ditëlindjesh.