
NCRI – Rreth 50 të rinj dhe disa gra janë arrestuar pasi kanë marrë pjesë në një festë ku kishte përzierje gjinore ata jane arrestuar nga forcat shtypëse të regjimit Iranian të sigurisë në qytetin e Dezful, në jug-perëndim të Iranit.
Të rinjtë dhe gratë ishin duke festuar të dielën vonë dhe në orët e para të hënën në një kopsht në periferi të Dezful kur ata u rrethuan nga forcat shtypëse të regjimit.
Nga të arrestuarit ishin 26 gra dhe 24 burra, dhe të gjithë ata kanë qenë rreth moshës 20 dhe 25 vjeç.
“Këta njerëz shkuan në një kopsht në rrethin e Dezful i Shems-Abad dhe filluan të festonin të gjithë bashkë duke ndjekur modën e papërshtatshme dhe zhurmat që ata bënë duke u kënaqur ishte deri në atë masë sa që policia u alarmua “shteti njoftoi agjencinë e lajmeve Fars”
Ata u arrestuan në orët e para të hënën dhe u transferua në qendrën e paraburgimit të policisë.
Të gjithë të arrestuarit kishin udhëtuar nga qyteti fqinj i Ahwaz për t’u bashkuar me njëri tjetrin tek festa në kopësht.
Ka pasur një rritje në nivelin e arrestimeve të të rinjve që ndjekin festat në Iran në muajt e fundit. Denime te turpshme dhe ekzekutimet janë në mesin e shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut në Iran që nga Hassan Rouhani që mori detyrën e Presidentit në vitin 2013. Këto të drejta si abuzimet kanë për qëllim përhapjen e frikës dhe frikësimin e publikut, veçanërisht të rinjtë, për të parandaluar trazirat sociale.
Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran ka thënë se gjendja e përgjithshme e të drejtave të njeriut, dhe në veçanti shtypja e femrave Iraniane dhe aktivistëve, është përkeqësuar që kur Rouhani bë President.
Më shumë se 1,800 burra dhe gra janë ekzekutuar në Iran gjatë mandatit të Rouhanit.
Rezistenca Iraniane e Presidentes së zgjedhur Maryam Rajavi në qershor përshkroi përshkallëzimin e paparë arbitrar, ekzekutimet masive në të gjithë Iranin si një tregues i dëshpërimit të regjimit në pushtet, në fytyrën e krizave të pandreqshme sociale dhe politike dhe frika e pakënaqësisë e bazës së gjerë shoqërore.
Znj Rajavi tha: “Heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe mosveprimi mbi brutalitetin sistematik dhe abuzimet në Iran me arsyetim e negociatave bërthamore, shkel mbi vlerat humanitare dhe të të drejtave të njeriut dhe trimëron më tej regjimin fetar fashist të Iranit me therjen e popullsinë dhe duke vazhduar përpjekjet për të marrë bombën bërthamore dhe përhapjen e fundamentalizmin dhe terrorizmit “.