Nga Shahriar Kia
Mullahët e Iranit kanë festuar tashmë 40-vjetorin e regjimit të tyre të lig, por të paktë janë ata iranianë të rëndomtë që kanë pse të kremtojnë. Ka shumë probleme që janë shkaktuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi i regjimit iranian, por sot po marrim në shqyrtim vetëm njërin prej tyre: ekonominë.
Në 1979-ën, kursi i këmbimit të rialit iranian ishte 70.5 për një dollar amerikan. Tani, kursi është një shifër masive prej 122,500 rialë për USD. Shihet qartë se kjo është një rënie e tmerrshme, edhe pse ka vuajtur nga një zbritje e konsiderueshme vitin e kaluar për shkak të rritjes së trazirave të brendshme dhe ashpërsimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Regjimi u përpoq ta fiksonte artificialisht vlerën e rialit në shifrën 40,000 rialë për USD, por kjo gjë vetëm sa i shtoi problemet pasi kursi i këmbimit në tregun e lirë ishte krejt ndryshe. Kjo nënkuptonte që bizneset e importit dhe eksportit duhej të blinin dollarë nga Regjimi Iranian me çmimin artificial për të blerë të mira, por do t’i shisnin këto të mira duke përdorur kursin e tregut të lirë për të marrë fitim të madh, duke e varfëruar edhe më tej popullin iranian.
Por nga kursi i këmbimit, mund të llogaritet kursi i inflacionit në Iran. Sipas qeverisë iraniane, kjo shifër shkon rreth 18.4%, por ekonomistët e jashtëm e kanë përcaktuar deri në 200%. Steve Hanke i Universitetit Johns Hopkins e ka llogaritur në rreth 164%.
Hanke ka thënë se ia vlen gjithashtu të shihet premiumi i tregut të zi për të marrë të dhëna lidhur me ekonominë iraniane, ku mund të shohësh për shembull, sa janë të gatshëm të paguajnë iranianët për artikuj të ndryshëm, në krahasim me sa do t’u kushtonte po të kishin mundësi t’i blinin sipas kursit zyrtar të këmbimit.
Hanke ka përdorur gjithashtu një version të modifikuar të Indeksit të Mjerimit, i cili është përpiluar për të patur një pamje të çastit të ekonomisë në vitet 1960, duke përdorur kursin e inflacionit të një vendi si dhe kursin e papunësisë. Përmes kësaj, ai ka treguar se Irani ka patur një rritje në pikët e Indeksit të Mjerimit që nga Revolucioni. (Modifikimi i tij ka të bëjë me mbledhjen e kurseve të papunësisë, inflacionit, dhe të dhënies së huave bankare, shumë nga e cila më pas zbritet ndryshimi në përqindje i GDP-së së vërtetë për kapita.)
Në 2017-ën, Hanke parashikoi se kjo shifër ishte 34.6, që është mjaft e rëndë, por në 2018-ën, kishte shkuar madje në 79.7.