Tuesday, January 31, 2023

Zgjedhjet Presidenciale Virtualisht të Pakundërshtuara të Iranit Janë Pararendëse të Zgjerimit të Represionit

Iranian youth protesting on the street

Të rinjtë iranianë duke protestuar në rrugë

Tashmë është pothuajse e sigurt që Ebrahim Raisi do të jetë presidenti i radhës i regjimit iranian. Edhe gjashtë kandidatë të tjerë janë miratuar nga Këshilli i Gardianëve i regjimit për të kandiduar në votimet e 18 qershorit, por Raisi është i preferuari i Liderit Suprem Ali Khamenei, dhe asnjëri nga të tjerët nuk ka një profil aq të lartë sa Raisi. Këshilli i Gardianëve e ka garantuar këtë duke eliminuar kandidatë me emër si ish-Presidenti i regjimit Mahmoud Ahmadinejad dhe ish-Kryetari i Parlamentit Ali Larijani. Ndërkohë që Ahmadinejad u përgjigj duke thënë se tani ai refuzon të votojë, Larijani deklaroi se ishte “i kënaqur” dhe i nxiti të gjithë qytetarët iranianë të merrnin pjesë në zgjedhje në mënyrë që të promovonin mbijetesën e një “Irani islamik.”

Sigurisht, kjo shfaqje përbuzjeje për jetën e iranianëve të rëndomtë vetëm sa do t’i përkeqësojë krizat nga të cilat po vuan regjimi që nga kryengritja e janarit 2018. Dhe ndonëse autoritetet kanë bërë çfarë kanë mundur për t’i minimizuar këto kriza, gazeta e përditshme Jahan-e Sanat ka vënë në dukje se heshtja zyrtare për sa i përket kryengritjeve dhe represionit të ushtruar ndaj tyre ka ushqyer popullaritetin e bojkoteve zgjedhore.

MEK i ka dhënë kësaj lëvizjeje për bojkot formën specifike të një përpjekjeje për të “votuar për ndryshim regjimi,” dhe “Njësitë e Rezistencës” të MEK kanë vendosur graffiti dhe postera në mbi 250 lokacione në mbarë vendin për ta përçuar këtë mesazh. Javët e fundit, efektet e kësaj fushate kanë qenë të dukshme në demonstratat publike të zhvilluara për një sërë çështjesh të tjera. Ndërkohë që protestonin kundër rënies së vlerës së pensioneve apo pasojave të një mashtrimi në investime të udhëhequr nga qeveria, iranianë të panumërt kanë treguar gatishmërinë për ta përqafuar bojkotin zgjedhor duke thirrur me sllogane si, “Nuk kemi parë drejtësi; nuk do të votojmë më.”