Tuesday, January 31, 2023

Zgjedhjet në Iran 2021: Bojkoti Mbarëkombëtar Tregon Dëshirën e Popullit për Ndryshim Regjimi

Farsa e zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian u përball me një bojkot të paprecedent mbarëkombëtar. Ky bojkot mbarëkombëtar nënvizoi ilegjitimitetin e regjimit në Iran.

Sipas raporteve të mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në fund të maskaradës së zgjedhjeve të regjimit klerikal, më pak se 10 përqind e votuesve të ligjshëm hodhën votën e tyre në këtë farsë zgjedhjesh presidenciale. Sipas raporteve të 1,200 gazetarëve e 3,500 filmimeve nga 400 qytete, të siguruara nga Simay-e Azadi, rrjeti televiziv i opozitës, qendrat e votimit në mbarë Iranin kanë qenë kryesisht të boshatisura dhe në to ka patur pjesëmarrje të ulët votuesish.

Zgjedhjet në Iran 2021: Qendrat e Votimit Bosh në Mbarë Vendin (Përmbledhje vol.1)

Pavarësisht përpjekjeve të regjimit, populli refuzoi të merrte pjesë në zgjedhje. Zyrtarët e regjimit i kishin thënë personelit ushtarak, punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë, Bujqësisë, Punëve të Jashtme, Arsimit, dhe stafeve të bankave shtetërore e private që përpara se dokumentet e tyre të identifikimit duhej të kishin stampën e votimit.

Zyrtarët e burgjeve në Maku, Khoy, Bazargan, dhe Salmas u kishin thënë të burgosurve që kushdo që do të votonte, do të përfitonte një leje për tre ditë. Në disa qytete të tjera, zyrtarët ishin përpjekur t’i blinin votat e njerëzve.

Gjithashtu, autoritetet e regjimit i mbyllën disa qendra votimi në Teheran e në qytete të tjera, për të mos lejuar që atje të paraqiteshin shumë pak njerëz, dhe kështu të krijonin përshtypjen e një pjesëmarrjeje masive votuesish, kryesisht për gazetarët perëndimorë. Janë arrestuar dhjetëra reporterë të Simay-e Azadi të cilët po filmonin qendrat e votimit bosh, dhe u janë konfiskuar telefonat.

Autoritetet e regjimit dhe mediat shtetërore kishin parashikuar një pjesëmarrje të ulët votuesish, kishin paralajmëruar për pasojat që regjimi do të kishte prej saj, dhe i ishin lutur popullit të merrte pjesë.

Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, ishte i pari që iu lut popullit të merrte pjesë në farsën e zgjedhjeve. Të mërkurën, ai e pohoi që “segmentet e varfra të shoqërisë janë të shkurajuar e të pakënaqur dhe nuk duan të votojnë në zgjedhje.” Ai u përpoq gjithashtu të fajësonte “armikun” për pjesëmarrjen e ulët të parashikur dhe sulmoi edhe fraksionin rival. “Disa nga brenda sistemit po përpiqen t’i shkurajojnë njerëzit. Kjo është e gabuar. Ata po përhapin mungesën e shpresës,” tha ai.

Zgjedhjet në Iran 2021: Informacion mbi Farsën e Zgjedhjeve Presidenciale të Regjimit Iranian – Nr 4

“Nëse [populli] nuk merr pjesë [në zgjedhje], armiku do ta shtojë presionin… Nëse prania e njerëzve do të jetë e dobët, sistemi do të dobësohet, dhe [armiku] do ta kërcënojë vendin me pasiguri e terrorizëm,” paralajmëroi Khamenei.

Makthi i Khamenei-t u bë realitet të premten kur miliona iranianë i thanë jo farsës së zgjedhjeve të regjimit të tij. Khamenei e kishte ditur që më parë që njerëzit do ta bojkotonin farsën e zgjedhjeve. E vetmja arsye pse ai e ka nxjerrë fitues Raisi-n, një dhunues famëkeq të të drejtave njerëzore dhe njeri të kërkuar për krimet kundër njerëzimit në 1988-ën, është që të përballet me shoqërinë e trazuar të Iranit dhe me Lëvizjen e organizuar të Rezistencës.

 

Bojkoti mbarëkombëtar i të premtes ishte rezultat i një fushate të gjerë të zhvilluar nga opozita iraniane, kryesisht nga MEK dhe “Njësitë e Rezistencës,” të cilat popullarizuan fushatën mbarëkombëtare për bojkotimin e zgjedhjeve. MEK e kishte nisur këtë fushatë në Iran që në fillim të prillit. Në prill, Njësitë e Rezistencës zhvilluan veprimtari anti-regjim në mbi 250 vende dhe 27 provinca. Në maj, veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK u zhvilluan në mbi 310 zona në të gjitha provincat e Iranit. Këto veprimtari bënin thirrje për një bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit.