Saba Kord Afshari recently ëhile on leave
Saba Kord Afshari ka nisur një grevë urie që të shtunën, 8 maj 2021, për të protestuar ndaj rritjes së presionit mbi familjen e saj dhe mbi familjet e të burgosurve të tjerë politikë. Ajo kërkon që nëna e saj, Raheleh Ahmadi, të lirohet nga burgu Evin.
Saba Kord Afshari ka vuajtur disa herë nga ulçera e stomakut. Për këtë arsye, greva e saj e urisë ka shkaktuar shqetësim serioz tek familja e saj.
Saba Kord Afsahri është transferuar jashtë pavijonit të grave të burgut Evin dhe dëbuar në burgun Qarchak më 9 dhjetor 2020. Znj. Kord Afshari është dënuar me 24 vite burg për faktin se ka protestuar kundër mbulimit të detyrueshëm të kokës.
Më 26 janar 2021, rojat e burgut e kapën për flokësh dhe e zvarritën nëpër dysheme për ta transferuar nga Pavijoni 8 në Pavijonin 6 ku mbahen të burgosurat e dënuara për krime të rrezikshme.