Friday, March 29, 2024

Washington Post: Gratë po udhëheqin një revolucion në Iran

Iran Regime Change Illustration by Greg Groesch/The Washington TimesWashington Post publikoi një koment nga zonja Sona Samsami, Përfaqësuesja e NCRI-së në SHBA në lidhje me protestat e vazhdueshme në Iran dhe rolin udhëheqës të grave iraniane.

“Gratë janë një forcë kryesore për ndryshim për arsye të mira. Mizogjinia është e rrënjosur në tiraninë fetare në pushtet. Që nga dita e parë që mullahët uzurpuan pushtetin pas revolucionit antimonarkik të Iranit në vitin 1979, ata e bënë të qartë se shtypja e grave është një prioritet strategjik. Kështu, lufta e grave iraniane për barazi ka qenë për dekada dhe mbetet kyçe për arritjen e lirisë dhe demokracisë për popullatën e gjerë, “lexohet pjesërisht në artikull.