Saturday, July 27, 2024

Viti 1401 i Iranit: Një Fillim Plot Shpresë, Një Udhëtim me Trazira, dhe Një e Ardhme Premtuese

iranian resistance nowruz festivities 20032023Viti persian 1401 sapo ka përfunduar. Një vit plot me ulje-ngritje, pikëllim dhe lumturi, frikë dhe guxim për popullin iranian në përpjekjen e tij për të krijuar një republikë laike, jobërthamore dhe demokratike.

Në fillim të vitit, udhëheqësi suprem i regjimit Ali Khamenei lavdëroi vendosjen e Ebrahim Raisi-t si presidentin e ri, duke e lartësuar atë si një “zhvillim të ëmbël”. Megjithatë, në vazhdim të këtij viti, edhe shtypi i kontrolluar nga shteti raportoi për zvogëlimin e mbështetjes ndaj Raisit në mesin e fraksionit të Khameneit për shkak të përkeqësimit të krizës ekonomike dhe sociale.

Inflacioni i vendit tani qëndron mbi 50%, më i larti në katër vjet. Vlera e monedhës kombëtare, rialit, po bie me shpejtësi. Në fillim të vitit, vlera e një dollari ishte 250.000 rial, por aktualisht i ka kaluar 450.000 rial. Një vezë tani kushton 30 mijë riale, që paraqet një rritje 100% krahasuar me vitin e kaluar. Po kështu, kostoja e mishit është rritur në 5 milionë rialë për kilogram.

Ndryshe nga traditat persiane të pritjes së Novruzit me ëmbëlsira, iranianët e përqafuan Vitin e Ri 1402 me probleme të hidhura ekonomike. Dhe të gjitha janë pjesë e skemës së errët të regjimit për të kompensuar deficitin buxhetor duke shtypur kartëmonedha, duke rritur likuiditetin e vendit dhe në të njëjtën kohë duke dëmtuar tregun.

Khamenei zgjodhi Raisin për të konsoliduar pushtetin në regjimin e tij. Megjithatë, paaftësia dhe masat shtypëse të regjimit u intensifikuan nën drejtimin e Raisit dhe e dobësuan regjimin duke intensifikuar zemërimin publik kundër mullahëve në pushtet.

Gjatë vitit të kaluar, Irani dëshmoi një kryengritje të madhe mbarëkombëtare, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite, pavarësisht nga shtypja brutale e regjimit. Këto demonstrata nxorën në pah dobësinë e regjimit, fuqinë e të rinjve dhe grave iraniane, dhe rolin udhëheqës të grupit kryesor opozitar të Iranit, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Fillimisht të nxitura nga vrasja brutale e Mahsa Aminit, protestat u përhapën shpejt në të gjithë Iranin, me njerëz që shpreheshin kundër regjimit në tërësi dhe që kërkonin një republikë të lirë dhe laike.

Ndërkohë që kryengritja zbuloi fytyrën e vërtetë të një regjimi të rrezikuar dhe të pambrojtur, çuditërisht, forcat oportuniste u përpoqën ta shfrytëzonin këtë brishtësi për të shtypur frymën revolucionare mbarëkombëtare, për të krijuar kaos, për të nxitur mosmarrëveshje dhe për të prishur revolucionin demokratik duke u përpjekur ta reklamojnë monarkinë e rrëzuar si alternativë ndaj regjimit klerikal. Ky komplot dështoi, pasi iranianët nga të gjitha sferat e jetës demonstruan aspiratën e tyre për një qeveri demokratike duke thirrur, “poshtë tirani, qoftë Shahu apo Udhëheqësi [Suprem]”.

Populli i Iranit refuzon regjimet e Shahut dhe mullahëve | Protestat në Iran

Gjatë vitit të kaluar, regjimi pësoi izolim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, ndërsa solidariteti me popullin iranian u rrit:

  • Parlamenti Europian dhe vende të tjera europiane bënë thirrje për etiketimin e IRGC si organizatë terroriste.
  • Përpjekjet e Teheranit për ta hequr IRGC-në nga lista e zezë e SHBA-së dështuan.
  • Në një sesion të posaçëm, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut krijoi një mision ndërkombëtar faktmbledhës për të hetuar krimet e regjimit gjatë protestave mbarëkombëtare.
  • Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së e përjashtoi Iranin nga Komisioni për Statusin e Grave.
  • Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me regjimin klerikal.
  • Një gjykatë suedeze dënoi me burgim të përjetshëm Hamid Noury-n, ish-autoritet i burgjeve iraniane i përfshirë në masakrën e vitit 1988 ndaj të burgosurve politikë.
  • Rezistenca Iraniane e pengoi planin sekret të regjimit për të liruar diplomatin-terrorist Assadollah Assadi në Belgjikë.

Për më tepër, për shkak të aktiviteteve të Rezistencës Iraniane jashtë vendit, aspiratat e popullit iranian për një republikë demokratike janë mbështetur nga komuniteti botëror. Në SHBA, Rezoluta 100 e Dhomës së Përfaqësuesve është sponsorizuar deri më tani nga shumica e Kongresit, duke njohur përparimin e kryengritjes së popullit iranian dhe të drejtën e tyre për të luftuar për një republikë demokratike të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti dhe një Iran jobërthamor. Kjo rezolutë qëndron me popullin e Iranit në mbrojtjen legjitime të lirisë së tyre kundër shtypjes.

Brenda Iranit, viti 1401 u shënua nga një frymë e guximshme rezistence dhe rinia e rebeluar shënjestroi qendrat e komandës, burgjet dhe bazat e IRGC-së me vendosmëri të patrembur. Në Samitin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane për Iranin e Lirë, 5,000 anëtarë të Njësive të Rezistencës të MEK përcollën mesazhin e tyre të kundërshtimit, të pafrikësuar nga shtypja e regjimit.

Njësitë e Rezistencës së MEK dërgojnë 5000 mesazhe në fushatën për Iranin e Lirë 2022

Edhe përballë një mobilizimi masiv prej 75,000 forcash në Teheran, Njësitë e patrembura të Rezistencës kryen operacione dhe aktivitete të panumërta të guximshme, gjatë Festivalit të Zjarrit dhe gjatë gjithë vitit. Ky ishte një vit triumfi për Njësitë e Rezistencës, pasi ata nuk pranuan të heshtin dhe qëndruan të patundur në luftën e tyre për liri dhe drejtësi.

Nga njëra anë, 1401 ishte një vit trazirash me një ekonomi në rënie, inflacion dhe represion. Por nga ana tjetër, populli iranian dhe Rezistenca e tij e organizuar treguan qëndrueshmëri dhe guxim, duke u përpjekur për një republikë laike dhe demokratike, duke sjellë në horizont mundësinë e një Irani të lirë, demokratik dhe jo bërthamor, duke e kthyer “zhvillimin më të ëmbël” të Khameneit në “shijen e hidhur” të humbjes.