tridhjetë e katër vite më vonë, masakra e 1988-ës vazhdon ta përndjekë regjimin e Iranit

641

demonstration hamid noury court sweden Iranian resistance supportersMbështetësit e Rezistencës Iraniane protestojnë përpara një gjykate në Stokholm, Suedi, ku Hamid Noury, një ish-zyrtar i burgjeve iraniane, po gjykohet për rolin e tij në masakrën e vitit 1988 ndaj të burgosurve politikë.

34 vjet më parë, udhëheqësi suprem i regjimit iranian mori vendimin fatal për të asgjësuar opozitën iraniane, duke urdhëruar që të gjithë të burgosurit politikë që kishin lidhje me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) të ekzekutoheshin menjëherë. Pas urdhrit të Khomeinit, në po këto ditë të nxehta vere, në korrik dhe gusht 1988, çdo ditë, mijëra të burgosur politikë vareshin në burgjet anembanë Iranit. Masakra e vitit 1988 përfundoi me ekzekutimin e më shumë se 30,000 të burgosurve politikë, shumica e të cilëve ishin anëtarë dhe mbështetës të MEK.

Regjimi mori masa ekstreme për ta fshehur këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit, duke i fshehur kufomat në varre masive të pashënuara, duke mos u treguar familjeve për fatin e të dashurve të tyre, duke kërcënuar prindërit që të mos bënin ceremoni varrimi për fëmijët e tyre dhe më vonë duke shkatërruar çdo provë të mundshme për këto vrasje masive.

1988 Massacre of political prisoners in Iran

Ndërsa regjimi mendonte se kishte arritur ta çrrënjoste MEK-un dhe të eliminonte alternativën kryesore ndaj tij, Rezistenca Iraniane nisi një fushatë për të kërkuar drejtësinë dhe të vërtetën, duke paralajmëruar menjëherë organet ndërkombëtare dhe organizatat e të drejtave të njeriut për tragjedinë që po ndodhte në Iran.

“The guards punched the hanging bodies”—horrific account of executions in Iran’s Gohardasht prison

Heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe prirja e Perëndimit për të mbyllur një sy ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut nga regjimi nuk e pengoi Lëvizjen për Drejtësi në misionin e saj për të hulumtuar deri në thelbim e masakrës së 1988-ës, për të kërkuar të vërtetën për familjet e viktimave dhe për të sjellë para drejtësisë autorët.

Duhet të ketë një ndryshim në politikën ndaj regjimit të Iranit. Pas vendimit të gjykatës suedeze, nuk ka asnjë justifikim për t’u takuar dhe shtrënguar duart e vrasësve si Raisi. Ata duhet të gjykohen dhe të dalin para drejtësisë për krimet e tyre. Ashtu siç e ka dëshmuar në tre dekadat e fundit, Lëvizja për Drejtësi nuk do të tërhiqet nga objektivi i saj. Bota duhet të mbajë anën e viktimave dhe familjeve të masakrës së 1988-ës.