Thursday, September 12, 2024

Terroristi që tentoi të hidhte në erë tubimin Liri për Iranin të MEK, në burg për të tretin vit

Assadollah Assadi, a Vienna-based Iranian diplomat, was arrested on July 1, 2018, by German police for a bomb plot against an annual rally of the National Council of Resistance of Iran (NCRI) in 2018 in Paris.Assadollah Assadi, një diplomat iranian me bazë në Vienë, është arrestuar më 1 korrik 2018 nga policia gjermane për një komplot me bombë kundër një tubimi të përvitshëm të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në 2018-ën në Paris.

 

Burgimi i Assadi-t ka hyrë në vitin e tretë,” u ankua të mërkurën gazeta shtetërore iraniane Keyhan, duke iu referuar diplomatit terrorist të regjimit, Assadollah Assadi, i cili është arrestuar në Gjermani më 30 qershor 2018, i kapur në mes të një komploti me bombë kundër tubimit të përvitshëm Liri për Iranin, të zhvilluar nga mbështetësit e opozitës iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Keyhan, e cila njihet si zëdhënëse e Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei,  ka cituar Ali Majedi, ish-ambasadorin e regjimit në Gjermani, i cili pati thënë në 2019-ën: “Europianët bashkëpunojnë me ne por nuk na besojnë. Shikoni çfarë ka ndodhur midis Iranit dhe Bashkimit Europian kohët e fundit. Këto ngjarje e kanë thyer besimin e europianëve tek Irani. Me dy apo tre gabime, besimi që po krijohej është shkatërruar. Atyre që besojnë se interesat kombëtare të vendit mund të sigurohen duke kryer disa operacione në mënyrë arbitrare duhet t’u thuhet qartë që perceptimi i tyre është i gabuar dhe se veprimet e tyre nuk do ta rrisin fuqinë e Iranit, por do të bëjnë të kundërtën.”

Majedi shtoi gjithashtu se: “Europianët kanë siguruar dokumente për pretendimet e tyre të cilat ne nuk mund t’i mohojmë lehtë.” Kështu, Majedi e ka pohuar rolin e drejtpërdrejtë të regjimit të mullahëve në aktet terroriste në Europë.

Assadollah Assadi ishte kreu i inteligjencës së Iranit në ambasadën iraniane në Vienë të Austrisë, nga ku mbikëqyrte të gjitha misionet e inteligjencës të regjimit iranian në Europë, sidomos aktet e spiunazhit dhe terrorizmit kundër anëtarëve dhe mbështetësve të MEK.

Assadi gjendet nën akuzën e terrorizmit në Belgjikë për përdorimin e një çifti iranian në këtë vend të cilëve u ka dhënë 500 gramë eksplozivë TATP për të realizuar komplotin me bombë që u parandalua.

 

 

Samiti Global për Lirinë e Iranit

Më 17 korrik, NCRI do të zhvillojë tubimin e saj të përvitshëm në mbështetje të ndryshimit të regjimit dhe qeverisjes demokratike. Zakonisht në këtë event, dhjetëra mijëra emigrantë iranianë dhe mbështetësit e tyre të njohur janë grumbulluar pranë Parisit, në Francë. Por duke marrë shkas nga pandemia e koronavirusit, “Samiti Global për Lirinë e Iranit” këtë vit do të konsistojë në një rrjet grumbullimesh lokale, kryesisht në kryeqytetet perëndimore, të lidhura përmes një transmetimi online.

Pjesëmarrja masive, sidomos nga ana e qytetarëve iranianë të cilët e aksesojnë këtë transmetim në kundërshtim me ligjet e censurës, duhet ta bëjë të qartë faktin që propagandës së regjimit klerikal, si dhe vetë regjimit, po i vjen fundi.