Shumica e ligjvënësve amerikanë i Bënë Thirrje Kombeve të Bashkuara për Zgjatjen e Embrargos së Armëve për Iranin

664

1 Maj 2020

United States Congress“Gati 90% e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Sh.B.A-së kanë nënshkruar një letër ku i kërkohet administratës Trump të rrisë veprimin e saj diplomatik në Kombet e Bashkuara për të rinovuar një embargo armësh në Iran, thanë burimet e kongresit të enjten.” Reuters raportoi të enjten, duke shtuar:

“Në një shfaqje të rrallë të bipartizantizmit, të paktën 382 nga 429 anëtarët e Dhomës së kontrolluar nga Demokratët – Demokratët dhe Republikanët – e kanë nënshkruar letrën drejtuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo duke i kërkuar atij të punojë me aleatët dhe partnerët amerikanë për të zgjatur embargon, si dhe kufizimet e udhëtimit të KB për iranianët e përfshirë me tregëtinë e armëve, ”

“Embargoja e armëve të KB është e skaduar në tetor, dhe ne jemi të shqetësuar se skadimi i ndalimit do të çojë në më shumë shtete që blejnë dhe shesin armë brënda dhe jashtë nga Irani”, thuhet në letrën, parë nga Reuters dhe e udhëhequr nga Përfaqësuesit Eliot Engel, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës, dhe Mike McCaul, republikani më i lartë e komitetit.

 

“Ne ju bëjmë thirrje që të punoni me aleatët dhe partnerët që ndajnë të njëjtat mendime, nëpërmjet një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, t’i zgjeroni këto dispozita në mënyrë që të mos lejoni Iranin të blejë dhe shesë më armë, ndërsa gjithashtu të punojmë për të rritur përgjegjshmërinë për shkeljet e mundëshme të embargos, ”thuhet në letër.

Gjithashtu, në një njoftim të veçantë për shtyp, Senatori Ted Cruz (R. Tx) shprehu mbështetjen e tij për vendimin e administratës së Shteteve të Bashkuara për të rinovuar embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara për regjimin iranian.