Thursday, September 12, 2024

Sanksionet e SHBA ndaj Iraj Masjedi “Guvernatorit Sekret te Iranit ne Irak.

 

 “Koha për të mbyllur ambasadat e mullahëve”

Iraj Masjedi in IRGC uniformIraj Masjedi me uniformën e IRGC

 

Më 22 tetor, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara sanksionoi Iraj Masjedi, ambasadorin e regjimit iranian në Irak, i njohur gjithashtu si “guvernatori sekret i Iranit ne Irak“. Emërtimi i Masjedi nënvizon edhe një herë se si regjimi i mullahëve përdor ambasadat e tij për terrorizëm. Kështu, është e domosdoshme të mbyllen të gjitha ambasadat e regjimit dhe të dëbohen diplomat-terroristët e tij, veçanërisht në Irak, ku Masjedi operon si ambasador i regjimit, duke zbatuar politikat luftarake të regjimit.

“Sot, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit të SHBA (OFAC) po cakton Iraj Masjedi, një gjeneral në Forcën e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike-Qods (IRGC-QF) dhe Ambasadorin e Iranit në Irak, për të vepruar për ose në emër të IRGC-QF. Si këshilltar i afërt i ish komandantit të IRGC-QF Qassem Soleimani, Masjedi luajti një rol formues në politikën e IRGC-QF në Irak. Në dekadat e shërbimit të tij me grupin, Masjedi ka mbikëqyrur një program trajnimi dhe mbështetje për grupet e policise Irakene dhe ai ka drejtuar grupe që janë përgjegjëse për sulmet që kanë vrarë dhe plagosur forcat e SH.B.A. Në kapacitetin e tij aktual, Masjedi ka shfrytëzuar pozicionin e tij si ambasador i regjimit iranian në Irak për të turbulluar transferimet financiare të kryera për të mirën e IRGC-QF.