Tuesday, March 19, 2024

Iran: “Vdekje Khameneit,” Qytetarët Përkujtojnë Protestuesit e Vrarë – Dita 102

Të hënën, më 26 dhjetor 2022, qytetarët vazhduan protestat dhe tubimet kundër regjimit, pavarësisht mizorive të neveritshme të mullahëve. Familjarët dhe të afërmit e qytetarëve të vrarë, përfshirë 10-vjeçarin Kian Pirfalak, Aram Habibi, Peyman Menbari, Danial Pabandi dhe Hamed Molaei, i kthyen ceremonitë e zisë në momente revolucionare.

“Në ditën e 40-të pasi forcat e sigurisë vranë Kian Pirfalak, të rinjtë e guximshëm dhe populli i Izeh dënuan fajtorin kryesor të vrasjes gjakftohtë të këtij fëmije të pafajshëm dhe qindra fëmijëve dhe të rinjve të tjerë në Iran, me thirrjet ‘vdekje Khameneit’ tha zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Mbështetës të Rezistencës Iraniane Mbajtën Tubime në Mbështetje të Revolucionit të Iranit dhe në Nderim të Dëshmorëve, në Vjenë dhe Gjenevë—24 dhjetor 2022

Tubime të Mbështetësve të MEK në Mbështetje të Revolucionit Iraniann, në Vjenë dhe Gjenevë—24 dhjetor 2022

24 dhjetor 2022: Iranianët liridashës dhe mbështetësit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), në prag të Krishtlindjeve vizituan kishat dhe u mblodhën në Vjenë dhe Gjenevë për të përkujtuar dëshmorët e  Revolucionit mbarëkombëtar iranian.