Friday, March 29, 2024

Teherani mashtron IAEA për dy dekada

Ndërsa fuqitë botërore vazhdojnë lojën macja  dhe miu me regjimin iranian dhe përpiqen të rifillojnë me çdo kusht bisedimet bërthamore në Vjenë, Teherani ka përshpejtuar përpjekjet e tij për të marrë armë bërthamore. Shefi i vëzhgimit të armëve bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, e ka përshkruar situatën aktuale si “një moment shumë të vështirë”.

Ky moment i vështirë mendohet të jetë në lidhje me refuzimin e autoriteteve iraniane për të shpjeguar origjinën e grimcave të uraniumit të gjetura në vende në dukje të vjetra, por të padeklaruara. Negociatorët amerikanë dhe evropianë e konsiderojnë programin bërthamor të Teheranit si një çështje politike në bazë të së cilës ata mund të bëjnë pazare dhe të vazhdojnë lidhjet e tyre me regjimin teokratik.