Teheran: Fotot dhe Mesazhet e Udhëheqjes së Rezistencës Lidhur me Kryengritjen e Iranit

631

Të dielën, më 1 dhjetor 2019, pavarësisht gjendjes së vigjilencës së plotë nga ana e forcave shtypëse të regjimit, Njësitë e Rezistencës vendosën portrete të mëdha që përmbanin mesazhet e znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe z. Massoud Rajavi, Udhëheqësit të Rezistencës Iraniane, në pjesë të ndryshme të Teheranit, duke përfshirë autostradat Saeedi, Azadegan dhe Imam Ali, rrugët Pirouzi, Shariati dhe Sabalan, si dhe Parkun Sohrevardi.

Në këto postera lexohet, “Flakë të tjera do të vijnë. Kryengritja për liri është në flakë,” “Regjimi nuk mund ta ndalë kryengritjen me vrasje e arrestime,” “Rebelët e rinj jua kanë bërë jetën ferr,” “Dridhjet e përmbysjes e shkundin teokracinë sunduese deri në themele,” “Strategjia fitimtare e Ushtrisë së Çlirimit është testuar në njësitë, lagjet, dhe qytetet e rebeluara,” “Përmbysja e armikut anti-njerëzor është e sigurtë,” “Rebelimi vazhdon. E vetmja përgjigje ndaj Sheikut është zjarr. Ndizini flakët,” dhe “Vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi. Khamenei duhet ta dijë, ai do të përmbyset shumë shpejt.”

Gjithashtu i është vënë zjarri një kabine të paraushtarakëve Bassij dhe fotove të Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

3 dhjetor 2019

Teheran – Autostrada Saeedi, 1 dhjetor 2019

Massoud Rajavi: “Flakë të tjera do të vijnë. Kryengritja për liri është në flakë.

Maryam Rajavi: “Regjimi nuk mund ta ndalë kryengritjen me vrasje e arrestime.

Teheran, Autostrada Azadegan, 1 dhjetor 2019

Massoud Rajavi: “Rebelët e rinj jua kanë bërë jetën ferr.”

Teheran, Autostrada Imam Ali, 1 dhjetor 2019

Massoud Rajavi: “Dridhjet e përmbysjes e shkundin teokracinë sunduese deri në themele.”

Teheran-Rruga Shariati, 1 dhjetor, 2019

Massoud Rajavi: “Strategjia fitimatare e Ushtrisë së Çlirimit është testuar në njësitë, lagjet dhe qytetet e rebeluara.”

Teheran, Parku Sohrevardi, 1 dhjetor 2019

Massoud Rajavi: “Përmbysja e armikut anti-njerëzor është e sigurtë.”

Teheran – Rruga Sabalan, 1 dhjetor 2019

Massoud Rajavi: “Rebelimi vazhdon. E vetmja përgjigje ndaj Sheikut është zjarri. Ndizni flakët.”

Teheran – Autostrada Saeedi, 1 dhjetor, 2019

Maryam Rajavi: “Irani do të jetë i lirë me kryengritjen dhe njësitë e Rezistencës.”

Teheran, 1 dhjetor 2019:

Tre njerëz duke mbajtur foton e Maryam Rajavi-t e duke thirrur: “Vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi. Khamenei duhet ta dijë, ai do të përmbyset shumë shpejt.”

Teheran – Rruga Pirouzi, 1 dhjetor 2019:

Djegie e një posteri me foto të Khamenei-t.

Teheran, 1 dhjetor 2019 – Djegie e një kabine të paraushtarakëve Bassij.