Shpërthimet në Iranin Perëndimor shkaktojnë deklarata konfuze nga zyrtarët

571

Mbrëmë, një seri shpërthimesh të mëdha u dëgjuan në provincat Kermanshah, Hamedan dhe Kurdistan, në Iranin Perëndimor. Njerëzit në rrjetet sociale i përshkruan të tmerrshme shpërthimet, të cilat tronditën shtëpitë.

Regjimi iranian fillimisht nuk raportoi asgjë për incidentin, por pasi lajmi ishte përhapur tashmë gjerësisht në mediat sociale, media shtetërore filloi të shpërndante deklarata kontradiktore. Saberin News, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare, tha se zhurma e shpërthimeve ishte rezultat i një stërvitjeje mbrojtëse.

Pastaj, duke kundërshtuar Saberin News, Saeed Ketabi, guvernatori i Assadabad në provincën Hamedan, konfirmoi shpërthimet, por tha se shkaku nuk ishte i qartë.

Mahmoud Abbaszadeh Meshkini, zëdhënësi i Komisionit të Sigurisë në parlamentin e regjimit, tha gjithashtu se ai kishte kontaktuar agjencitë përkatëse, por arsyeja e këtyre shpërthimeve nuk dihet ende.

Agjencia e lajmeve Fars në pronësi të IRGC-së citoi guvernatorin e qarkut Assadabad të thoshte se autoritetet po hetojnë çështjen, por nuk do të kishte asnjë raport për t’u bërë publik. “Aktualisht të gjitha organizatat janë duke u hetuar dhe jemi në kontakt me të gjithë. Asgjë nuk ka ndodhur në fushën e gazit, emergjencave, apo zjarrfikësve dhe shtabi i menaxhimit të krizave është në ndjekje, shtoi ai.

Agjencia e Lajmeve Tasnim, e lidhur me Forcën Quds të IRGC-së, shkroi: “Një burim informues në Forcat e Armatosura mohoi raportimet, duke thënë se tingulli nuk kishte të bënte me aktivitetet e Forcave të Armatosura apo ndonjë sistem mbrojtës që po testohej. Ai mohoi gjithashtu disa spekulime në internet që i lidhnin shpërthimet me operacione sabotuese dhe sulme nga shtetet e huaja, ndërsa theksoi se në pjesën perëndimore të vendit kishte rrufe.

Sipas Agjencisë gjysmëzyrtare të Lajmeve, ISNA, deputeti politik dhe i sigurisë i Guvernatorit të Hamedanit tha se deri më tani, zyrtarët besojnë se burimi i shpërthimit të mbrëmshëm ka qenë i lidhur me disa procedura stërvitore. Mehdi Babalhawaeji tha: “Hetimet tona zbuluan se nuk kishte patur shpërthime në provincën Hamedan. Këto kanë ndodhur në provincat fqinje. Guvernatori ka thirrur guvernatorët fqinjë dhe ata gjithashtu kanë thënë se nuk ka pasur shpërthime.”

Një zëdhënës i bazës së mbrojtjes ajrore Khatam al-Anbiya njoftoi: “Mbrëmë nuk është kryer asnjë stërvitje apo procedurë operacionale në rrjetin e integruar të mbrojtjes ajrore të vendit dhe të gjitha spekulimet në këtë drejtim janë mohuar”.