
“Ekspertët e cilësuan emisionin tonë si “katastrofik” dhe “të turpshëm”.Tasnim shtoi: “Duhet pyetur se ku ishte pozicioni i Iranit në ekspozitë? A ia doli të demonstronte qytetërimin tonë të lashtë apo planin tonë për të ardhmen? Si u shfaq iraniani aktual? A mund të konsiderohet si një nga vendet që ka një plan për të ardhmen e tij? Asnje! Sepse nuk arriti as të shfaqte si duhet disa atraksione.
”Më 4 janar, Tasnim raportoi se Ministri i Minierave dhe Industrive i regjimit iranian ka shkarkuar Hassan Zamani, CEO i Kompanisë Ndërkombëtare të Ekspozitave të Iranit dhe kreu i pavijonit të regjimit në Dubai Expo, dhe emëroi “Hooman Razdar” në vend të tij.





