Këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump e ka quajtur Iranin “bankieri qendror i terrorizmit ndërkombëtar” teksa parashtronte një strategji më të gjerë për t’iu kundërvënë Teheranit në Lindjen e Mesme.
Times of India, në një artikull të përditësuar më 12 nëntor 2018, shkruan:
Përdorimi i kampeve të deportimit në Iran nga të rekrutuarit indianë të ISIS është zbardhur nga Nashidul Hamzafar, indiani i parë që është dërguar mbrapsht nga Afganistani pasi i prenë rrugën forcat afgane gjatë udhëtimit për në territorin e kontrolluar nga ISIS në Nangarhar.
Më poshtë vijojnë fragmente nga ky artikull informativ:
NEW DELHI: Udhëtimi për t’iu bashkuar ISIS-it në fushëbeteja “Islamike” si Afganistani shpesh nis me radikalizim nga mësuesit Tablighi dhe me indoktrinim nga grupe kontroversale fetare si IRF e Zakir Naik, dhe çon në kampet e deprotimit në Iran për një kalim përfundimtar.
Përdorimi i kampeve të deportimit në Iran nga të rekrutuarit indianë të ISIS është zbardhur nga Nashidul Hamzafar, indiani i parë që është dërguar mbrapsht nga Afganistani pasi i prenë rrugën forcat afgane gjatë udhëtimit për në territorin e kontrolluar nga ISIS në Nangarhar.
Pavarësisht një planifikimi disa-mujor, futja e Hamzafar në jihad qe jetë-shkurtër pasi ai u kap pak pasi kishte arritur në Kabul. Por transformimi i një të riu pak a shumë pasiv në një individ të radikalizuar që ka refuzuar të dëgjojë paralajmërimet e familjes, tregon ekzistencën e rrjeteve radikale që operojnë nën maskën e bamirësive, të cilat lidhin xhamitë vendase me katapultat e terrorizmit në Iran.
Hamzafar, i cili u deportua në Indi në shtator, ka thënë për NIA se kishte udhëtuar me dokumenta të rregullta në Teheran përmes Omanit në tetor 2017. Me lehtësirat dhe kontaktet e rregulluara nga shokët e tij të universitetit nga Kerala Shihas dhe Ashfaq, të cilët kishin qenë të dy në Afganistan më përpara, ai ia doli të mbërrinte në një kamp deportimi në Isfahan, rreth 6 orë larg Teheranit.
Atje ai paraqitej si shtetas afgan banues në provincën Nooristan të Afganistanit. Adresa i ishte dhënë nga një ndërmjetës iranian që i kishte marrë valixhet e pasaportën në Isfahan, duke i thënë që këto do t’i ktheheshin në Afganistan. Informacionet biometrike të Hamzafar ishin mbledhur por kampi si duket nuk ka patur mundësinë për t’i krahasuar me të dhënat në imigracionin e Teheranit, gjë që do të kishte zbardhur kombësinë e tij.