Planifikuan sulm në festën e Nevruzit, shpallen në kërkim ndërkombëtar 4 anëtarët e celulës terroriste

324

Katër personat e  identifikuar si pjesë e celulës terroriste iraniane, të cilët kishin planifikuar sulme në Shqipëri janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se të gjitha agjencive ligjzbatuese u janë shpërndarë të dhënat e  grumbulluara për iranianin që  njihet me pseudonimin Peyman, kreun e  celulës; Abdolkhalegh Malek Zadeh, i datëlindjes 21 prill 1979, i cili njihet me pseudonimin Ferhat; Erwin Aram, i datëlindjes 13 kor- rik 1974, I cili njihet si “Alireza   Nagahshzadeh” dhe ka pasaportë austriake.  

                                                                                                                                                                                        

PERSONA Celula, e cila përbëhej nga 12 persona në territorin shqiptar ishte përgatitur edhe për t’iu kundërpërgjigjur me armë forcave të rendit, në rast se do të zbuloheshin. Burime konfidenciale nga SHISH pohojnë se atentatorët kishin si plan arratisjen nga vendi ynë drejt Kosovës pasi të Ndërkohë që  mësohet se në kërkim ndërkombëtar është shpallur edhe Abdulselam Turgut, i datëlindjes 27 maj 1967. Për të policia ka dosje më të plotë me të dhëna, pasi në disa shtete ai ka qenë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike. Së fundmi në Turqi dhe Azerbajxhan.

HETIMET

Hetimet për zbulimin e kësaj celule terroriste kanë më shumë se 2 vite që zhvillohen në Shqipëri. Kanë qenë agjencitë partnere, që  kanë informuar Antiterrorin shqiptar për aktivitetin e  dyshimtë të Erwin Aram, i cili mban edhe emrin Alireza Nagahshzadeh. Ky person, i cili ka kombësi iraniane, por pasaportë austriake ka hyrë në Shqipëri gjatë 2 viteve të fundit 6 herë me vizita të shkurtra. Gjurmimi i lëvizjeve dhe kontakteve të tij çoi në zbulimin e celulës terroriste. Burime nga Policia e Shtetit thonë se në Shqipëri gjatë viteve të fundit kanë kryer vizita të shkurta shumë operative të forcave Quds. 2 prej tyre u shoqëruan në 22 mars

2018 në festën e Sulltan Nevruzit. Të njëjtët operativë u identifikuan edhe nga forcat e policisë franceze, ku dyshohet se dhe aty po planifikonin një sulm terrorist. Koordinimi i informacioneve mes Antiterrorit  shqiptar e atij Francës, po ashtu edhe me agjencitë e tjera, bëri zbulimin e krerëve të celulës.

SI ISHIN NDARË ROLET

Janë zbuluar të tjera detaje në lidhje me organizatën terroriste iraniane, që dyshohet se do të kryente akte terrorist në Shqipëri. Celula, e cila përbëhej nga 12 persona në territorin  shqiptar, ishte përgatitur edhe për t’iu kundërpërgjigjur me armë forcave të rendit në rast se do të zbuloheshin.

Burime konfidenciale nga SHISH pohojnë se atentatorët kishin si plan arratisjen nga vendi ynë drejt Kosovës pasi të kryenin aktet terroriste. Personi që  u monitorua u ndoq në distancë ka qenë Alireza Neghashazadeh, një ish-anëtar i MEK, i cili ka nënën e tij në kampin e muxhahedinëve “Aashraf 3” në Manzë të Durrësit. “ABC News” ka mësuar nga grupi hetimor se Alireza ka ndihmuar më të dhëna krerët e  regjimentit special të Gardës Revolucionare të Iranit ose të njohur ndryshe si forcat “QUDS”. Dyshimet janë se ish-anëtari i MEK ka siguruar foto dhe video nga brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë, nga ku mund të kryhej edhe akti terrorist  në mars të  2018-ës, kundër opozitës së në ekzil të Iranit. Veprimtaria terroriste e Alireza u zbulua edhe nga agjencitë ndërkombëtare ligjztuese, që  kishin faktuar edhe më herët lidhjet e tij me drejtuesin e trupave elitë “QUDS”, Peyman. Për herë të fundit Alireza Naghashazade  ka qenë në vendin tonë rreth 2  muaj më parë me pasaportë austriake, ku edhe pse u ndalua dhe pyet nga forcat e  Antiterrorit të Policisë së Shtetit, ai u la përsëri i lirë. Ndërkohë, rol të rëndësishëm për realizimin e aktit terrorist që mbeti në tentativë do të kishte edhe bosi heroinës Abduselam Turgut. Shtetasi turk do të siguronte municionet luftarake dhe eksplozivin nëpërmjet lidhjeve me rrjetet kriminale që  ka Shqipëri. Turgut gjithashtu kishte si drejtues Peyman, i cili kishte ideuar sulmin që mbeti në tentativë në kampin e  muxhahedinëve. Anëtari i katërt që  është nën hetim u identifikua si Melekzadeh. Askush nga personat e  celulës terroriste nuk është prangosur dhe ndodhen në vende të ndryshme si Turqi, Iran apo Austri. Këtë arsye Policia e  Shtetit i ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.