Saturday, September 7, 2024

Përmbytjet Shkatërrojnë Iranin Jug-lindor, me 4 të Vdekur

Përmbytje të pashembullta në provincat Sistan Baluchestan, Hormozgan dhe Kerman të Iranit jugor e jug-lindor kanë shkatërruar qytete e fshatra në disa prej zonave më të varfra të Iranit.

Përmbytje të pashembullta në provincat Sistan Baluchestan, Hormozgan dhe Kerman të Iranit jugor e jug-lindor kanë shkatërruar qytete e fshatra në disa prej zonave më të varfra të Iranit. Raportet tregojnë se të paktën katër njerëz kanë vdekur nga përmbytjet dhe mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë.

 

Përmbytjet kanë prekur 500 fshatra dhe 14 qytete vetëm një njërën provincë dhe 20,000 shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar. 

Në Nikshahr, 200 fshatra kanë humbur lidhjet telefonike dhe të internetit, dhe nuk ka asnjë lajm për gjendjen e tyre. Shumë fshatra në provincën Sistan-Baluchistan janë zhytur plotësisht nën ujë. 

Njerëzit e pastrehë janë në gjendje kritike dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Në fotot dhe videot e qarkulluara nëpër rrjete sociale shfaqen fshatarë duke u ngjitur nëpër pemë për t’u shpëtuar ujërave. Shumë prej tyre po jetojnë në çatitë e ndërtesave që janë ende në këmbë. Videot tregojnë gjithashtu se ujërat e përmbytjeve kanë sjellë krokodilë nëpër fshatra. Gjithashtu, në Bandar Abbas, ujërat e përmbytjeve kanë mbuluar të gjitha rrugët dhe shumë prej shtëpive. Pesë ditë pas përmbytjeve, vendasit vazhdojnë të vuajnë në kushte traumatike dhe kanë nevojë për ndihmë urgjente. Deri tani, autoritetet e regjimit nuk kanë marrë asnjë masë.  

Duke folur për televizionin shtetëror, një nga viktimat e përmbytjes tha, “Ju vini e bëni raportet tuaja të bukura por e censuroni atë që po ndodh në të vërtetë”. Ai thotë se regjimi nuk ka ofruar ndihma konkrete pas shkatërrimit të provincës nga përmbytjet.