Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 20 Mars 2020

903

Shpërthimi i koronavirusit në Iran kthehet në një krim kundër njerëzimit pas fshehjes së fakteve nga regjimi; roli i grave në luftimin e Covid-19

Në vigjilje të Vitit të Ri Iranian, Znj. Rajavi shpreh lutjen për shërim të shpejtë të pacientëve, dhe ngushëllime për familjet e viktimave

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, e enjte, 19 mars, se numri i viktimave të Koronavirusit në 199 qytete të Iranit ka shkuar në mbi 7,000. Raporte të shumta tregojnë se numri i vdekjeve në Qom është më shumë se 1,000, viktimat në Alborz kanë shkuar në mbi 500, dhe në Provincën Qendrore 169. Gjatë 24 orëve të fundit, të paktën 30 njerëz kanë vdekur në Teheran, 43 në Mazandaran, 30 në Khorasan Razavi, 15 në Hamadan, 15 në Kerman, dhe 16 në Gilan.

Iran: Të Burgosurit Arratisen Kolektivisht nga Burgu i Khorramabad, Disa prej Tyre Qëllohen për Vdekje nga Garda Revolucionare

Thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojë lirimin e të burgosurve për të parandaluar një katastrofë të madhe humanitare

 Arratisje kolektive e të burgosurve në Iranin perëndimor për t’iu shmangur katastrofës humanitare në burg për shkak të mungesës së kujdesit dhe trajtimit mjekësor nga autoritetet e mullahëve.

Mbasditen e sotme, më 19 mars 2020, të burgosurit në burgun Parsilon në Khorramabad (Irani perëndimor), të cilët ishin në rrezik infektimi nga koronavirusi, u rebeluan, çarmatosën rojat, dhe u arratisën. Rojat e burgut dhe forcat represive hapën zjarr mbi rreth 250 të burgosur që po arratiseshin, duke vrarë disa prej tyre.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 7,000 në 199 Qytete

Iran: Coronavirus Death Toll Exceeds 7,000 in 199 Cities

Në vigjilje të Vitit të Ri Iranian, Znj. Rajavi shpreh lutjen e saj për shërimin e shpejtë të pacientëve dhe ngushëllime për familjet e viktimave

Iran, Pakdasht, Shpërthimi i Koronavirusit

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli këtë mbasdite, e enjte 19 mars, se numri i viktimave të Koronavirusit në 199 qytete të Iranit ka shkuar në mbi 7,000.

Njësitë Iraniane të Rezistencës, të rinjtë e rebeluar festojnë Festivalin e Zjarrit mes masave të rënda të sigurisë

Pavarësisht përpjekjeve të regjimit për të parandaluar festimet gjatë Festivalit të përvitshëm të Zjarrit (Charshanbe Suri), dhe përdorimit të krizës së koronavirusit si pretekst për shtimin e forcave të sigurisë nëpër qytete, Njësitë iraniane të Rezistencës dhe të rinjtë e rebeluar dolën nëpër rrugë për të shprehur përsëri dëshirën e popullit iranian për përmbysjen e regjimit tiranik të mullahëve.

Njësitë iraniane të Rezistencës, të rinjtë e rebeluar festojnë Festivalin e Zjarrit mes masave të rënda të sigurisë |…

Raportim nga PMOI/MEK Iran, 19 mars 2020—Pavarësisht përpjekjeve të regjimit për të parandaluar festimet gjatë Festivalit të përvitshëm të Zjarrit (Charshanbe Suri), dhe përdorimit të krizës së koronavirusit si pretekst për…

Mjekja Dr. Shirin Rouhani Rad vdes pas sëmundjes nga koronavirusi

Stafi mjekësor ndodhet në avangardë të luftimit kundër koronavirusit në Iran për shkak të keqmenaxhimit nga regjimi, gjë që e ka lënë popullin të pambrojtur.

Dr. Shirin Rouhani Rad, mjeke e përgjithshme në spitalin Shohada në Pakdasht, ka humbur jetën nga koronavirusi.

Kjo doktoreshë ishte një nga mjeket e Pakdasht që u dërgua në spitalin Masih Daneshvari në Teheran për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj. Ajo vdiq në ditën e fundit të vitit iranian, pasi u kishte shërbyer bashkatdhetarëve të saj në luftën kundër koronavirusit vdekjeprurës. (Agjencia televizive shtetërore e lajmeve – 19 mars 2020)