Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 2 Mars 2020

858

2 mars 2020: Lajmet e Fundit

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 1,000

Koronavirusi përhapet në Burgjet e Iranit, sidomos në Fashafouyeh, Gohardasht, Ghezel-Hesar, Karaj qendror, Urmia, Shiban-Ahvaz dhe Kashan
Thirrje për aksion të menjëhershëm ndërkombëtar për t’u shpëtuar jetën të burgosurve

Disa aktivistë të MEK, anëtarë të Njësive të Rezistencës, kanë vdekur gjithashtu nga infektimi me këtë virus ndërkohë që përpiqeshin të ndihmonin viktimat

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI /MEK) shpalli të hënën më 2 mars 2020, se deri në 8:00 pasdite, sipas orës lokale, numri i vdekjeve në mbarë vendin nga Koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 1000.

Kanë humbur jetën rreth 300 viktima në Qom, 209 në Teheran, 61 në Isfahan, 92 në Gilan, 58 në Golestan, 48 në Iranin Qendror, 45 në Kermanshah, 37 në Fars dhe mbi 100 në Mazandaran.

Raport i dëshmitarëve nË varrezat e qytetit QOM

E hënë, 02 mars, qyteti Qom: në një sektor të varrezave Beheshteh Masoumeh janë varrosur 80 pacientë me koronavirus të cilët kanë humbur jetën. Dhjetëra të tjerë janë varrosur në grup në sektorë të tjerë të varrezës.

Shpërthimi i koronavirusit në provincën GOLESTAN

Kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore të Golestanit:

“E kemi thënë që në fillim se kemi 594 pacientë me Koronavirus, por Ministria e Shëndetit thoshte, meqë nuk keni teste pozitive, nuk jua japim pajisjet e nevojshme! Deri kur, papritmas, shpallin se jemi bërë një epiqendër e Koronavirusit.”

Njerëzve u Bie të fikët në rrugë për shkak të koronavirusit 

E hënë, 02 mars, qyteti Yekandi në Mahabad të Provincës Kurdistan. Filmim ku shfaqet një person që i ka rënë të fikët në rrugë për shkak të Koronavirusit 

Një qytetar nga KANGAN, në iranin jugor, tha të dielën se: “Është raportuar se të paktën pesë njerëz kanë simptoma të koronavirusit.

Megjithatë, i kanë fshehur këto raporte në mënyrë që askush të mos informohej që kjo sëmundje ka mbërritur edhe në qytetin tonë. Por të gjithë e dinë tashmë, dhe autoritetet nuk po i lejojnë njerëzit të bëjnë filmime.”

Coronavirus in Iran

Një qytetar nga Hashtgerd, në Iranin verior: “Asnjë farmaci nuk ka dorashka, maska alkool apo dezinfektues duarsh. Autoritetet, veçanërisht agjentët me veshje civile, i kanë nën mbikëqyrje të gjitha farmacitë dhe klinikat. As qendra mjekësore e qytetit nuk po merr masa për këtë gjë. Të gjithë pronarët e dyqaneve që kanë kamera janë urdhëruar që t’i informojnë autoritetet nëse shohin dikë që bën filmime. Dhe policia e shtetit është duke i shkarkuar të gjitha filmimet e kamerave në dyqanet e qytetit.”

Zëvendës ministri i shëndetit i regjimit IRANIAN e pranon se 60,000 njerëz në IRAN janë diagnostikuar me koronavirus

Në një rrëfim tronditës, Zëvendës Ministri i Shëndetit i regjimit iranian, Ghasem Janbabaei, pohoi në një intervistë me televizionin shtetëror se mbi 12,000 njerëz janë në spital të diagnostikuar me koronavirus dhe kjo përbën vetëm 20 përqind të individëve që kanë rezultuar pozitivë për virusin COVID-19.

Numri i viktimave të koronavirusit në QOM shkon në mbi 300

Znj. RAJAVI bën thirrje për aksion të menjëhershëm ndërkombëtar

Në mesnatë, sipas orës lokale Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) citoi burime të besueshme spitalore të cilat thonë se numri i viktimave në qytetitn Qom ka shkuar në mbi 300.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) i ka shprehur popullit iranian, veçanërisht banorëve të Qom, ngushëllimet e saj më të thella. Ajo i bën thirrje komunitetit botëror që të shprehë solidaritet me popullin e Iranit dhe të marrë masa urgjente për të shpëtuar jetën dhe mirëqenien e popullit të qytetit Qom.