Iran: Përhapja e Koronavirusit – Mars 2020
Mbi 4,500 njerëz në 175 qytete të iranit kanë vdekur nga KORONAVIRUSi, sipas opozitës iraniane PMOI/MEK
-Stafi mjekësor në kushte të rënda
-IRGC fsheh dhe grumbullon ndihmat ndërkombëtare
-Mos lirimi i të burgosurve politikë është krim kundër njerëzimit
Lajme rreth koronavirusit në IRAN: KHAMENEI mundohet t’i mbulojë përpjekjet e dështuara për frenimin e epidemisë së COVID-19
Mbi 4,500 njerëz në Iran kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri, sipas raporteve të siguruara nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) mbrëmjen e së premtes. Shifra e deklaruar zyrtarisht nga qeveria është 514, një numër që debatohet edhe nga vetë zyrtarët e regjimit.
Teksa virusi vazhdon të përhapet në mbarë vendin duke u marrë jetën gjithnjë e më shumë njerëzve, zyrtarët iranianë po mundohen t’i mbulojnë përpjekjet e tyre të dështuara për ta parandaluar përhapjen e virusit. Regjimi e di gjithashtu se keqmenaxhimi që i ka bërë situatës ka shkaktuar zemërim tek publiku dhe po përgatitet t’i kundërvihet protestave të mundshme.
Disa video të publikuara nga PMOI/MEK rreth përhapjes së koronavirusit në IRAN
Lajme rreth koronavirusit në IRAN: Pamje tronditëse të varreve masive në QOM për viktimat e COVID-19
4500 njerëz kanë vdekur për shkak të përhapjes së koronavirusit në Iran. Regjimi iranian e fsheh numrin e vërtetë të viktimave. Megjithatë, nga varrezat e qytetit Qom mund të kuptohet se numri i viktimave të COVID-19 është shumë më i madh sesa shifrat zyrtare.
Lajme rreth koronavirusit në IRAN: njerëzit bllokojnë rrugët për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Mosveprimi nga ana e regjimiit iranian në krizën e koronavirusit i ka shtyrë njerëzit të bllokojnë rrugët që hyjnë në qytetet e tyre. Regjimi iranian thotë se kjo gjë është e jashtëligjshme.
lajme rreth koronavirusit në IRAN: njerëzit rrëzohen në rrugë për shkak të infektimit me COVID-19
Kriza e koronavirusit në Iran është përshkallëzuar dhe çdo ditë ka njerëz që u bie të fikët në rrugë.
Vullnetarët pastrojnë e dezinfektojnë qytetet e tyre dhe prodhojnë maska për të ndihmuar njëri-tjetrin ndërkohë që regjimi refuzon ta ndihmojë popullin e t’ia lehtësojë aksesin në produktet e higjienës e të nevojave bazë
***
BARONESha BOOTHROYD: Qeveria Britanike duhet ta njohë NCRI-në, lëvizjen iraniane të rezistencës
Në një konferencë në Dhomën e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar të martën, më 25 shkurt, deputetë nga disa parti, anëtarë të Dhomës së Lordëve, juristë të spikatur e aktivistë të të drejtave të grave diskutuan rreth të drejtave të grave në Iran dhe luftës për ndryshim demokratik, me rastin e afrimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 mars. Ky event ishte organizuar nga Komiteti Britanik për Lirinë e Iranit.
Ish-Kryetarja e Dhomës së Komunave, Baronesha Boothroyd, tha: “Qeveria Britanike, tani me këtë mazhorancë të madhe, duhet t’i njohë e t’i mbështesë aspiratat demokratike të popullit iranian, lëvizjen e organizuar të Rezistencës NCRI, dhe të mbështesë platformën demokratike me 10 pika të Maryam Rajavi-t, si alternativa e arsyeshme ndaj diktaturës aktuale fetare.”
***
Pretendimi i Khamenei-t për një “sulm të mundshëm biologjik” ka për qëllim të justifikojë detyrën e re të IRGC-së për të luftuar kryengritjen
“KHAMENEI & ROUHANI, jeni ju koronavirusi ynë”: njësitë e rezistencës të MEK
Populli iranian dhe rrjeti i MEK brenda vendit e fajësojnë regjimin iranian për keqmenaxhimin dhe korrupsionin që kanë rezultuar në përhapjen e koronavirusit në Iran. Populli iranian beson se zgjidhja gjendet tek ndryshimi i regjimit në Iran.
***
“Përhapja e koronavirusit është krimi i fundit i regjimit iranian”: rrjeti i opozitës iraniane MEK në IRAN
Anëtarët e rrjetit të opozitës iraniane PMOI/MEK brenda Iranit shkruajnë graffiti kundër përhapjes së koronavirusit nga autoritetet e regjimit iranian.
***