Një Vështrim mbi Historikun e Ministrit të Jashtëm të Regjimit Iranian, Javad Zarif

594

 

Në New York City po zhvillohet aktualisht Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ku krerët e shteteve anëtare do të marrin pjesë në diskutime dhe do të mbajnë fjalime. Fatkeqësisht, NYC dhe qytetarët e tij, të cilët kanë qenë viktima të terrorizmit, detyrohen të mirëpresin e të dëgjojnë sunduesit e sponsorit më të madh shtetëror të terrorizmit; Presidentin e regjimit iranian Hassan Rouhani dhe Ministrin e tij të Jashtëm Mohammad Javad Zarif.

Zarif njihet për buzëqeshjen e tij të madhe përpara kamerave dhe paqësim-dashësve në Perëndim u pëlqen shumë ta portretizojnë atë si “njeriu i diplomacisë”, por Zarif nuk është tjetër veçse një apologjet dhe fytyra e regjimit kriminal që sundon Iranin.

ZARIF dhe të drejtat e njeriut

Të gjithë i njohin mirë shkeljet e rënda të regjimit iranian ndaj të drejtave njerëzore dhe OKB e ka dënuar regjimin për këto shkelje mbi 60 herë. Që kur Rouhani mori detyrën në vitin 2013, mbi 94 gra janë ekzekutuar dhe të dy ministrat e tij të drejtësisë, i mëparshmi dhe aktuali (Awaii dhe Pour-Mohammadi) kanë qenë anëtarë të “Komisioneve të Vdekjes”, përgjegjës për masakrimin e 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën, kryesisht anëtarë e mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK). Regjimi i Iranit mban gjithashtu rekordin botëror për ekzekutimet per capita, e megjithatë Zarif është përpjekur t’i mohojë shkeljet e të drejtave njerëzore në Iran dhe ta prezantojë regjimin si “demokracia më e madhe në Lindjen e Mesme”.

ZARIF dhe terrorizmi i regjimit iranian

Sulmi i regjimit iranian mbi uzinën Aramco të naftës në Arabinë Saudite vërtetoi edhe një herë se terrorizmi i tij i institucionalizuar nuk ka sjellë gjë tjetër veçse kaos në rajon e në botë.

Zarif është gjithashtu i afërt me Soleimani-n dhe ministria e tij është një fasadë për veprimtaritë terroriste të Forcave Quds. Ambasadorët e regjimit në disa vende, si në Irak, janë anëtarë të Forcës Quds ose janë të miratuar nga kjo forcë. (Për shembull, ambasadorët e regjimit në Irak që nga viti 2003 kanë qenë agjentë të IRGC-së dhe Forcave Quds.)

Sanksionimi i Zarif-it në gusht 2019 hodhi dritë mbi të vërtetën lidhur me natyrën dhe masat e vërteta të mullahëve.

Ju lutem lexoni më shumë detaje rreth Javad Zarif këtu