Tuesday, January 31, 2023

Mullahët e Iranit Duan edhe Më Shumë Gjakderdhje në Gaza, Pse?

 

Pothuajse të gjithë e kanë mirëpritur lajmin e armëpushimit në territoret palestineze pas ditësh të tëra luftimesh intensive. Sigurisht përveç regjimit klerikal luftënxitës në Iran.

Në një mesazh, Lideri Suprem i mullahëve, Ali Khamenei, ka bërë thirrje për shpërndarje të më shumë armëve e fondeve për të vazhduar luftimet. Komentet e tij janë pjesë e një strategjie më të gjerë të regjimit për të eksportuar terrorizmin në rajon.

Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamas, e ka lavdëruar publikisht regjimin iranian për mbështetjen e tij në këtë konflikt të përgjakshëm. Mbështetja e Teheranit për Hamas ka çuar në vrasjen e qytetarëve të pafajshëm.

Populli palestinez dhe kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e kanë dënuar dhunën, duke bërë thirrje për paqe.

Ndërkohë që fuqitë botërore vazhdojnë të negociojnë me regjimin iranian për ringjalljen e paktit bërthamor, regjimi po përpiqet t’i fshehë krizat e pashërueshme brenda tij duke nxitur luftë e konflikte në rajon.

Ashtu si Haniyeh, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollah-ut libanez, Hassan Nasrallah, e ka pranuar gjithashtu publikisht që organizata e tij i detyrohet regjimit pothuajse për gjithçka që ka.

Teherani vazhdon të financojë terrorizmin ndërkombëtar ndërkohë që populli iranian vuan nga varfëria e madhe dhe lufton kundër pandemisë së koronavirusit. Më 8 janar 2021, Khamenei ndaloi importimin e vaksinave amerikane e britanike në Iran. Kjo ndërkohë që, sipas burimeve të pavarura opozitare, virusi ua ka marrë jetën 300,000 iranianëve deri tani.