Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 27 Korrik, 2018

1223

  • Ambasada Iraniane spiunon kundërshtarët, thotë Inteligjenca gjermane

26 korrik, 2018 – Regjimi iranian po përdor ambasadën e tij në Berlin për të spiunuar opozitën iraniane, sipas një raporti të nxjerrë nga shërbimi i inteligjencës së brendshme të Gjermanisë (BfV). Garda Revolucionare e regjimit (IRGC) dhe krahu i saj i operacioneve të jashtme, Forca Quds, janë gjithashtu aktive në Gjermani, shton raporti i përvitshëm i BfV.

Ky raport, i bërë publik nga Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer, vjen vetëm pak javë pasi Berlini arrestoi një diplomat iranian të bazuar në Vienë, duke e akuzuar atë për terrorizëm dhe për urdhërimin e një çifti iraniano-belg për të sulmuar kongresin “Free Iran 2018” të opozitës iraniane në Paris në një komplot të rrezikshëm me bomë.

  • Greva mbarëkombëtare e shoferëve të kamionëve vazhdon për të katërtën ditë

26 korrik, 2018 – Shoferët e kamionëve në Iran po vazhdojnë grevën e tyre të enjten për të katërtën ditë rresht. Kjo përfshin shoferët në qytetet Mashhad, Ahvaz, Karaj, Farrokhshahr, Miandoab dhe Shahr-e Kord, mes të tjerash.
Rezistenca Iraniane përshëndet grevën mbarëkombëtare të shoferëve dhe i bën thirrje publikut të ngrihet për t’i mbështetur.

Raundit të ri të grevës së shoferëve të kamionëve po i bashkohen të paktën 85 qytete në 25 provinca në mbarë vendin.

  • Viktimat e Plaçkitura të Kompanisë Ndërkombëtare të Zhvillimit të Turizmit Protestojnë Përpara Gjykatës Administrative në Teheran

Të mërkurën, 25 korrik, 2018, një numër i madh viktimash të plaçkitura të Kompanisë Ndërkombëtare të Zhvillimit të Turizmit, Padideh Shandiz, u mblodhën përpara Gjykatës Administrative në Teheran, Iran, në protestë ndaj grabitjes së pronave të tyre nga ky institut.

Në këtë tubim, një numër protestuesish u arrestuan nga policia.

  • Gratë Sufi, Elham Ahmadi, Sedigheh Safabakht do të mbahen të burgosura për 5 vjet

Gratë Sufi, Elham Ahmadi dhe Sedigheh Safabakht, janë dënuar secila me pesë vjet burg nga Gjykata Revolucionare e Teheranit. Ata u arrestuan gjatë shtypjes së përgjakshme të protestës së Dervishëve Gonabadi në Teheran më 20 shkurt, 2018.

Për më tepër, gjykata i vuri një ndalim dy vjeçar Elham Ahmadi-t, duke e ndalur të marrë pjesë në veprimtari shoqërore apo të largohet nga vendi. Edhe Sedigheh Safabakht-it iu ndalua për dy vjet marrja pjesë apo anëtarësimi në parti politike apo grupe shoqërore, si dhe veprimtaria në mediat sociale.