Friday, March 29, 2024

Mini Raporti i së Mërkurës për Iranin – 18 Korrik, 2018

 

  • Trump Thotë se Irani Është i Trazuar që kur SHBA u Tërhoq nga Pakti Bërthamor

(AFP) – Presidenti amerikan Donald Trump pohoi të hënën se Irani po turbullohej nga trazira mbarëkombëtare që kur ai u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore dhe se Uashingtoni i mbështet protestuesit.

“Nuk është e mirë për ne apo për botën, por ata kanë trazira në të gjitha qytetet,” tha Trump për Fox News.

“Inflacioni është i shfrenuar, po kap majat. Dhe jo për të lënduar ndokënd, por ai regjim nuk po e ia bënte të ditur popullit se ne jemi me ta 100 përqind.

  • Protestuesi Iraken i vë flakën flamurit të Khamenei-t në Basra

17 korrik, 2018 – Aktivistët e medias sociale raportuan të hënën se, gjatë protestave të tyre, njerëzit në Basra, Irak, u kishin vënë flakën flamujve të mëdhënj të Ruhollah Khomeini-t dhe Ali Khamenei-t, themeluesit të parë dhe udhëheqësit aktual suprem të regjimit iranian. Protestuesit u kërkuan gjithashtu autoriteteve fetare të nxjerrin një fatwa kundër politikanëve që kanë lidhje me regjimin iranian.

Basra, një provincë në jug të Irakut, ka një popullsi shumica Shiite dhe regjimi iranian mburret se ka një bazë të madhe mbështetjeje atje. Ajo është një nga provincat e shumta jugore që kanë patur trazira kohët e fundit për shkak të mungesës së shërbimeve publike dhe zgjerimit të korrupsionit në institucionet e qeverisë.

  • Tetë gra ishin mes anëtarëve të arrestuar të një rrjeti modelingu

Tetë gra ishin mes anëtarëve të arrestuar të një rrjeti modelingu në Provincën Hormozgan, në Iranin jugor. Komandanti i SSF së Hormozgan-it e shpalli këtë gjë të hënën, 16 korrik, 2018.

Azizollah Maleki shpalli arrestimin e 46 anëtarëve të një rrjeti modelingu; tetë gra ishin mes të arrestuarve.

  • Protestë e Investitorëve të Plaçkitur të Caspian Credit Institution në Rasht, Iran; Kërkojnë Rikthimin e Depozitave

Të martën, 17 korrik, 2018, një turmë investitorësh të plaçkitur të Institucionit Kreditor Caspian që është i lidhur me IRGC dolën në protestë përpara një dege të institucionit në Rasht, Iran.

Turma protestuese, ku shumica ishin gra, thërriste:

– “Sot është ditë zie, rezultati i jetës sonë është nën turbanin e mullahëve sot”

– “Vëllezërit Larijani janë hajdutë, parlamenti ynë është hajdut, qeveria jonë është hajdute”

– “Mjaft me kaq, turp të keni, na jepni paratë tona”

  • Depozituesit e Plaçkitur të Caspian Credit Institution Protestojnë bë Teheran

Të martën, 17 korrik, 2018, depozituesit e plaçkitur të Institucionit Kreditor Caspian dolën në një tubim proteste përpara degës së institutit në Rrugën Sohroodi të Teheranit.

Viktimat e plackitura e të grabitura të Institucionit Kreditor në Iran kanë protestuar vazhdimisht për depozitat e tyre, por çdo herë zyrtarët e departamentit të drejtësisë, të zyrës së Guvernatorit dhe të Institucionit Caspian ia referojnë çështjen njëri-tjetrit në mënyrë që të mos përballen me kërkesat e njerëzve.